أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn مؤسس ومدير المنتدى
عدد المساهمات : 52644 العمر : 72
| موضوع: (81 - Suretu Et Tekvir الخميس 27 أكتوبر 2022, 12:03 am | |
| (81 - Suretu Et Tekvir Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit (1) Kur Dielli të mblidhet e të humbë shkëlqimin; (2) kur yjet të rrëzohen (3) dhe malet të lëvizin tutje; (4) kur devetë barrse të braktisen (5) dhe egërsirat të tubohen; (6) kur detet të vlojnë (7) dhe shpirtrat të bashkohen (me trupat); (8) kur foshnja e varrosur për së gjalli të pyetet (9) për çfarë faji ishte vrarë; (10) kur fletët të shpërndahen[395] [395] D.m.th. regjistrat e veprave të njerëzve. (11) dhe qielli të zhvishet; (12) kur Xhehenemi të flakërojë (13) dhe Xheneti të afrohet: (14) atëherë çdokush do të marrë vesh çfarë kishte përgatitur (për këtë Ditë). (15) Betohem për ata (planetë) që tërhiqen, (16) që lindin e perëndojnë, (17) për natën kur bie terri (18) e për agimin kur nis të zbardhë, (19) se ky (Kuran) është Fjalë e (kumtuar prej) një të Dërguari fisnik,[396] [396] Prej Xhebrailit (a.s.). (20) që zotëron fuqi dhe pozitë të lartë te Zoti i Fronit (21) e që është i respektuar atje dhe besnik. (22) Shoku juaj[397] nuk është i marrë. [397] Muhamedi (a.s.). (23) Ai e ka parë atë[398] në horizontin e qartë [398] Pra, Profeti (a.s.) e ka parë Xhebrailin (a.s.) në formën e tij fillestare në fillimet e Shpalljes Hyjnore. (24) dhe nuk mbulon asnjë të fshehtë prej së Padukshmes. (25) As ky (Kuran) nuk është fjalë e djallit të mallkuar. (26) Prandaj, nga po ia mbani? (27) Ai është veçse këshillë për botët: (28) për secilin nga ju që dëshiron të ndjekë rrugën e drejtë. (29) Por ju nuk mund të dëshironi, përveçse me vullnetin e Allahut, Zotit të botëve! |
|