أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn مؤسس ومدير المنتدى
عدد المساهمات : 52644 العمر : 72
| موضوع: 95 - Suretu Et Tin الخميس 27 أكتوبر 2022, 12:16 am | |
| 95 - Suretu Et Tin Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit (1) Për fikun dhe ullirin, (2) për malin e Sinait (3) dhe për këtë Qytet të sigurt (Mekën)[414], [414] Sipas disa dijetarëve, në tre vargjet e para, Allahu i Madhëruar është betuar për tre vende, prej të cilave ka nisur tre nga të dërguarit më të mëdhenj: Isanë (a.s.), Musanë (a.s.) dhe Muhamedin (a.s.). Kështu, fiku dhe ulliri simbolizojnë Jerusalemin, qytetin e Isait (a.s.), sepse ai është vendi i fiqve dhe i ullinjve. Mali i Sinait është vendi, ku Allahu ka folur me Musain (a.s.), ndërsa Qyteti i sigurt është Meka, qyteti i Muhamedit (a.s.), sepse kështu është cilësuar ky vend në Kuran, në suren 2, vargu 126. (4) Në të vërtetë, Ne e krijuam njeriun në trajtën më të përkryer, (5) pastaj e çuam atë (kur nuk beson) në gjendjen më të ulët, (6) përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira: ata do të kenë shpërblime të pandërprera. (7) Atëherë, çfarë të shtyn ty (o njeri), që ta mohosh Ditën e Kiametit? (8) A nuk është Allahu Gjykatësi më i drejtë?!
|
|