|
| 74 - Suretu El Mudethir | |
| | كاتب الموضوع | رسالة |
---|
أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn مؤسس ومدير المنتدى
عدد المساهمات : 52644 العمر : 72
| موضوع: 74 - Suretu El Mudethir الأربعاء 26 أكتوبر 2022, 8:50 pm | |
| 74 - Suretu El Mudethir Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit (1) O ti i mbështjellë (o Muhamed)! (2) Çohu dhe paralajmëro! (3) Zotin tënd madhëroje, (4) petkat e tua pastroji (5) dhe largohu nga ndyrësia (adhurimi i idhujve)! (6) Mos jep gjë me synimin që të marrësh më shumë (7) dhe për hir të Zotit tënd duro, (8) se, kur të fryhet në Sur, (9) ajo do të jetë një ditë e rëndë. (10) Për jobesimtarët nuk do të jetë aspak e lehtë. (11) Më lër Vetëm (të merrem) me atë që e krijova (12) dhe i dhashë pasuri të pamasë (13) e djem pranë vetes! (14) Unë ia bëra kamjen të lehtë e të shtruar, (15) e, megjithatë, ai lakmon që t’i jap më tepër. (16) Jo, kurrsesi! Vërtet, ai i mohoi me kryeneçësi shpalljet Tona, (17) prandaj Unë do ta ngarkoj atë me dënime të rënda. (18) Ai mendoi dhe kurdisi (kundër Kuranit), (19) dhe qoftë mallkuar, si kurdisi! (20) Dhe sërish qoftë mallkuar, si kurdisi! (21) Pastaj vështroi rreth vetes, (22) mblodhi vetullat e u vrenjt, (23) pastaj u kthye i kapardisur (24) dhe tha: “Ky (Kuran) nuk është gjë tjetër, veçse magji e trashëguar! (25) Këto janë vetëm fjalë të një vdekatari!” |
| | | أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn مؤسس ومدير المنتدى
عدد المساهمات : 52644 العمر : 72
| موضوع: رد: 74 - Suretu El Mudethir الأربعاء 26 أكتوبر 2022, 8:51 pm | |
| (26) Do ta hedh në Sekar (Xhehenem)! (27) E si mund ta dish ti tamam se çfarë është Sekari (zjarri përvëlues)? (28) Ai nuk lë gjë dhe nuk kursen asgjë, (29) lëkurat i shkrumbon. (30) Atij i rrinë roje nëntëmbëdhjetë (engjëj). (31) Ne kemi bërë rojtarë të zjarrit vetëm engjëjt dhe numrin e tyre e kemi bërë sprovë (objekt polemikash) për jobesimtarët, me qëllim që të binden ata që u është dhënë Libri e t’u shtohet besimi atyre që besojnë; që të mos dyshojnë ata që u është dhënë Libri dhe besimtarët e vërtetë dhe që të thonë ata që kanë sëmundjen e dyshimit në zemër dhe jobesimtarët: “Ç’ka dashur të thotë Allahu me këtë shembull?” Kështu, Allahu lë në humbje atë që do dhe çon në rrugë të drejtë atë që do. Askush tjetër, përveç Tij, nuk e di numrin e ushtrisë së Zotit tënd. Ky është vetëm një përkujtesë për njerëzit. (32) Kurrsesi! Betohem për Hënën, (33) për natën që largohet (34) e për agimin që zbardhëllon (35) se ai (Xhehenemi) është vërtet një nga fatkeqësitë më të mëdha, (36) paralajmërim për njerëzit, (37) për ata nga ju që dëshirojnë të ecin përpara (me vepra të mira) ose të kthehen mbrapsht (me vepra të këqija). (38) Çdo njeri është peng i veprave të veta, (39) përveç njerëzve të krahut të djathtë; (40) të cilët në kopshtet e Xhenetit pyesin njëri-tjetrin (41) për keqbërësit: (42) “Çfarë ju ka sjellë në Sekar?” (43) Ata do të përgjigjen: “Nuk ishim nga ata që falnin namaz (44) dhe as prej atyre që i ushqenin të varfrit. (45) Ne lëshoheshim në biseda të kota me llafazanët (46) dhe mohonim Ditën e Llogarisë, (47) derisa na erdhi vdekja.” (48) Prandaj, kurrfarë ndërmjetësimi i cilitdo ndërmjetësuesi nuk do t’i ndihmojë ata. (49) Atëherë, përse shmangen ata nga këshillimi, (50) sikur të ishin gomarë të egër (51) e të frikësuar që ikin prej luanit?! (52) Vërtet, çdonjëri prej tyre kërkon që t’i jepen shkrime të hapura (nga Zoti). (53) Kurrsesi, pasi ata nuk i frikësohen jetës tjetër! (54) Në të vërtetë, ky (Kuran) është këshillë, (55) prandaj, kush të dojë, le t’ia vërë veshin! (56) Por atij ia vënë veshin vetëm ata që do Allahu. Vetëm Ai është i Denjë për t’u pasur frikë dhe vetëm Ai është i Denjë për të falur.
|
| | | | 74 - Suretu El Mudethir | |
|
مواضيع مماثلة | |
|
| صلاحيات هذا المنتدى: | لاتستطيع الرد على المواضيع في هذا المنتدى
| |
| |
| |