|
| 38 - Suretu Sad | |
| | كاتب الموضوع | رسالة |
---|
أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn مؤسس ومدير المنتدى
عدد المساهمات : 52561 العمر : 72
| موضوع: 38 - Suretu Sad الأربعاء 26 أكتوبر 2022, 1:15 pm | |
| 38 - Suretu Sad Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit (1) Sâd! Betohem në Kuranin plot këshilla, (2) (se ti Muhamed thua të vërtetën), por jobesimtarët janë mendjemëdhenj dhe kundërshtues. (3) Sa e sa breza para tyre, Ne i kemi zhdukur; ata kanë thirrur për mëshirë, por ka qenë vonë! (4) Ata (mekasit) çuditen për ardhjen e një paralajmëruesi nga gjiri i tyre dhe jobesimtarët thonë: “Ky është magjistar dhe gënjeshtar. (5) A mos kërkon ai, që të gjithë zotat t’i bëjë një Zot të Vetëm? Vërtet që kjo është një gjë e çuditshme!” (6) Paria e tyre largohet, duke thënë: “Mos ia vini veshin dhe qëndroni të durueshëm pranë zotave tuaj! Kjo është puna që duhet bërë vërtet. (7) Këtë (monoteizëm) nuk e kemi dëgjuar në fenë e fundit (fenë e krishterë). Ky është vetëm një trillim i gënjeshtërt. (8) Pse, vetëm atij i është shpallur Fjala e Allahut ndërmjet nesh?!” Po, ata dyshojnë në Këshillën Time, sepse ende nuk e kanë provuar dënimin Tim. (9) A mos vallë, ata kanë në dorë thesaret e mëshirës së Zotit tënd, të Plotfuqishmit, Dhuruesit?! (10) Apo i tyre është pushteti i qiejve, i Tokës dhe ç’ka midis tyre?! Atëherë le të ngjiten me litar (në qiell). (11) Grupi i tyre (mekasve) është vetëm një prej ushtrive, të cilat do të shpartallohen. (12) Edhe para tyre ka përgënjeshtruar populli i Nuhut, fisi Ad dhe Faraoni - njeriu i hunjve (ku torturonte njerëzit), (13) por edhe fisi Themud, edhe populli i Lutit, edhe banorët e Ejkës; ata ishin vërtet ushtri të fuqishme. (14) Të gjithë ata i quajtën të dërguarit gënjeshtarë, andaj e merituan dënimin Tim. (15) Kurse këta (mekasit) presin vetëm një britmë (fryrjen e parë të bririt) që nuk do të pushojë[278]. [278] Pra, nuk do të pushojë derisa të shuhet gjithçka që ndodhet në qiej dhe në Tokë, përveç atyre që do Allahu. (16) Ata thonë: “O Zoti ynë, shpejtona pjesën tonë (të dënimit) para Ditës së Llogarisë!” (17) Ti duroje atë që thonë ata dhe kujtoje robin Tonë të fuqishëm, Davudin, që përherë i drejtohej Zotit. (18) Ne ia nënshtruam malet që, bashkë me të, t’i luteshin Allahut, në mbrëmje dhe në mëngjes, (19) edhe shpendët e tubuar. Të gjithë i drejtoheshin Atij. (20) Ne ia forcuam mbretërinë dhe i dhamë mençuri e dijeni për të gjykuar. (21) A e ke dëgjuar historinë e dy kundërshtarëve, që hipën mbi murin e faltores së tij? (22) Kur hynë te Davudi, ai u frikësua prej tyre. Ata thanë: “Mos u frikëso! Ne jemi dy kundërshtarë, një nga të cilët i ka bërë padrejtësi tjetrit, prandaj gjyko me drejtësi dhe mos u shmang (prej së vërtetës), por na udhëzo në rrugë të drejtë”. (23) (Njëri prej tyre tha:) “Ky është vëllai im. Ai ka nëntëdhjetë e nëntë dele, kurse unë kam vetëm një dele, andaj më tha: “Ma jep mua atë!” - dhe më mundi me fjalë.” (24) Davudi tha: “Vërtet, ai të ka bërë padrejtësi që të ka kërkuar delen tënde të vetme, për ta bashkuar me delet e veta. Shumë bashkëpronarë i bëjnë padrejtësi njëri-tjetrit, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë punë të mira, por ata janë pak”. Davudi e kuptoi, se në të vërtetë Ne e kishim vënë në provë atë, prandaj kërkoi falje nga Zoti i vet, ra në gjunjë dhe u përul, duke u penduar. (25) Pastaj, Ne ia falëm këtë e ai te Ne do të jetë i afërt dhe do të ketë strehim të mirë (në jetën tjetër). |
| | | أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn مؤسس ومدير المنتدى
عدد المساهمات : 52561 العمر : 72
| موضوع: رد: 38 - Suretu Sad الأربعاء 26 أكتوبر 2022, 1:15 pm | |
| (26) “O Davud, Ne të kemi bërë mëkëmbës në Tokë, prandaj gjyko ndërmjet njerëzve me drejtësi dhe mos shko pas dëshirave dhe tekave, se ato të largojnë nga rruga e Allahut! Me të vërtetë, për ata që largohen nga rruga e Allahut, ka dënim të ashpër, ngaqë e kanë harruar Ditën e Llogarisë.” (27) Ne nuk e kemi krijuar kot qiellin, Tokën dhe çfarë ndodhet midis tyre. Kjo është hamendja e jobesimtarëve; prandaj mjerë jobesimtarët kur të hidhen në zjarr! (28) A t’i trajtojmë njëlloj ata që besojnë e bëjnë vepra të mira dhe turbulluesit në Tokë?! A t’i trajtojmë njëlloj njerëzit e devotshëm dhe njerëzit e mbrapshtë?! (29) Ky (Kuran) është një libër i bekuar, që Ne ta kemi zbritur ty (Muhamed), për të përsiatur mbi vargjet e tij dhe për t’u këshilluar me të mendarët. (30) Ne i falëm Davudit Sulejmanin, një rob të mrekullueshëm. Ai i drejtohej gjithnjë me pendesë Zotit! (31) Kur një pasdite iu paraqitën kuajt këmbëshpejtë, (32) ai tha: “Unë shfaqa dashuri më të madhe për pasurinë (kuajt), sesa për lutjen ndaj Zotit tim, derisa dielli humbi mbas malit. (33) M’i ktheni ata (kuajt)” - e pastaj nisi t’i presë me shpatë këmbët dhe qafat e tyre. (34) Ne e vumë në provë Sulejmanin dhe vendosëm në fronin e tij një trup, por ai iu drejtua Zotit (35) dhe tha: “O Zoti im, më fal dhe më dhuro një pushtet që të mos e ketë askush pas meje! Me të vërtetë, Ti je Dhurues i madh!” (36) Pastaj, Ne ia nënshtruam atij erën që të frynte me urdhrin e tij, andej nga të donte ai. (37) (Gjithashtu ia nënshtruam) edhe djajtë, ndërmjet të cilëve kishte ndërtues dhe zhytës në ujë, (38) si dhe të tjerë të lidhur në pranga. (39) (Ne i thamë): “Kjo është dhurata Jonë për ty, prandaj jep lirisht ose mos jep gjë prej saj, sepse nuk do të kesh kurrfarë llogarie për këtë! (40) Me të vërtetë, ai te Ne do të ketë vend të afërt dhe strehim të mirë (në jetën tjetër). (41) Kujtoje robin Tonë Ejubin, kur iu lut Zotit të vet: “Me të vërtetë, më ka goditur djalli me mundim dhe vuajtje!” (42) (Ne iu përgjigjëm): “Bjeri me këmbë tokës dhe aty do të dalë një burim me ujë të ftohtë për larje dhe pirje!” (43) Ne ia kthyem atij familjen dhe dy herë më tepër, si mëshirë prej Nesh dhe këshillim për mendarët. (44) (Ne i thamë atij): “Merr me dorën tënde një tufë thuprash e bjeri lehtë me to (gruas tënde) dhe mos e shkel betimin tënd![279]” Ne e gjetëm atë të durueshëm, rob të mrekullueshëm. Ai kthehej vazhdimisht me pendesë tek Zoti! [279] Sipas komentuesve të Kuranit, gjatë kohës që ishte sëmurë, Ejubi (a.s.) u inatos me të shoqen për disa çështje dhe u betua që, nëse do ta shëronte Allahu, ai do ta godiste gruan njëqind herë me thupër. Pasi u shërua, Allahu e urdhëroi Ejubin ta përmbushte betimin, por duke e qëlluar gruan lehtë një herë të vetme me një tufë prej njëqind thuprash. (45) Kujto robërit Tanë: Ibrahimin, Is’hakun dhe Jakubin, të fortë (në besim) dhe largpamës. (46) Ne u dhuruam atyre një virtyt të veçantë, që ta kenë gjithmonë në mend botën e ardhshme. (47) Njëmend, ata janë tek Ne, nga njerëzit më të mirë e më të zgjedhur. (48) Kujtoje edhe Ismailin, Eljesain dhe Dhulkiflin. Të gjithë ata kanë qenë nga besimtarët e zgjedhur e të mirë. (49) Ky është një përkujtim. Vërtet, për njerëzit që ruhen nga gjynahet, ka kthim të mirë (në botën tjetër): (50) në kopshtet e Adnit, dyert e të cilit janë të hapura për ta.
|
| | | أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn مؤسس ومدير المنتدى
عدد المساهمات : 52561 العمر : 72
| موضوع: رد: 38 - Suretu Sad الأربعاء 26 أكتوبر 2022, 1:16 pm | |
| (51) Aty do të prehen e do të kënaqen me pemë dhe pije të llojllojshme. (52) Pranë tyre do të ketë hyri të dëlira e moshatare që nuk shikojnë anash. (53) Kjo ju është premtuar për Ditën e Llogarisë. (54) Këto janë, njëmend, begatitë Tona që nuk kanë të sosur! (55) Kjo është kështu (për besimtarët). Kurse për njerëzit e pabindur, do të ketë vërtet një kthim të keq (56) në Xhehenem, ku do të digjen. Eh, sa vendqëndrim i shëmtuar që është ai! (57) Kjo i pret ata! Le ta shijojnë ujin e valuar dhe të qelbët (58) dhe të tjera mundime të llojllojshme, të ngjashme me to. (59) Ne do t’u themi prijësve të jobesimtarëve: “Ky është një grumbull bashkë me ju.[280] Nuk ka mirëseardhje për ta. Me siguri që ata do të digjen në zjarr!” [280] Në fillim do të hidhen në Xhehenem prijësit e jobesimtarëve. Më pas, do të hidhen turmat që shkuan pas tyre në mosbesim dhe prijësve do t’u thuhet: “Ky është grumbull bashkë me ju”. (60) Pasuesit jobesimtarë do t’u thonë prijësve të tyre: “Ah, ju mos paçi çlirim e as qetësi! Ju na keni sjellë në këtë gjendje! Eh, sa strehim i keq është ky!” (61) Pastaj ata do të thonë: “O Zoti ynë! Atyre që na e përgatitën këtë neve, dyfishojua dënimin në Zjarr!” (62) Do të thonë: “Pse nuk po i shohim njerëzit, që ne i quanim të këqij, (63) dhe i përqeshnim apo na kanë humbur sysh?” (64) Kjo do të ndodhë vërtet. Banorët e zjarrit (të Xhehenemit) do të grinden ndërmjet tyre. (65) Thuaj (o Muhamed): “Në të vërtetë, unë jam vetëm paralajmërues. Nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Allahut, të Vetmit, Ngadhënjimtarit, (66) Zotit të qiejve e të Tokës dhe të gjithçkaje që gjendet midis tyre, të Plotfuqishmit, Falësit të Madh”. (67) Thuaj: “Ky (Kuran) është një mesazh i madh, (68) e megjithatë ju nuk po ia vini veshin atij. (69) Unë nuk kam pasur asnjë dijeni për Grupin më të Lartë, kur diskutonin mes tyre (për krijimin e Ademit). (70) Mua më është shpallur se jam vetëm paralajmërues i qartë.” (71) Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do të krijoj një njeri prej balte. (72) Kur t’i jap trajtë dhe t’i fryj prej shpirtit Tim, përuljuni në sexhde atij!”, (73) të gjithë engjëjt së bashku u përulën në sexhde, (74) përveç Iblisit; ai u bë mendjemadh e një nga mohuesit. (75) Zoti tha: “O Iblis, ç’të pengoi ty që të mos përuleshe në sexhde para atij që e kam krijuar Vetë me duart e Mia? A mos u bëre mendjemadh apo mendon se je nga të lartët?”
|
| | | أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn مؤسس ومدير المنتدى
عدد المساهمات : 52561 العمر : 72
| موضوع: رد: 38 - Suretu Sad الأربعاء 26 أكتوبر 2022, 1:16 pm | |
| (76) Iblisi tha: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më ke krijuar prej zjarrit, kurse atë prej balte”. (77) Allahu tha: “Atëherë dil prej Xhenetit! Me të vërtetë, ti je i mallkuar (78) dhe mallkimi Im do të jetë mbi ty deri në Ditën e Gjykimit”. (79) Ai tha: “O Zoti im, më jep afat deri në ditën kur do të ringjallen ata!” (80) Zoti tha: “Në të vërtetë, ty do të të jepet afat (81) deri në një ditë të caktuar (kur i fryhet Surit për herë të parë)”. (82) Ai tha: “Betohem në madhërinë Tënde se unë do t’i mashtroj ata të gjithë, (83) përveç robërve të Tu të sinqertë!” (84) Zoti tha: “E vërteta është - dhe Unë them vetëm të vërtetën (85) se, do ta mbush Xhehenemin me ty dhe me të gjithë ata që të pasojnë ty”! (86) Thuaj (o Muhamed): “Unë prej jush nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi për këtë (Kuran) e as pretendoj të jem diçka që s’jam. (87) Në të vërtetë, ky Kuran është këshillë për tërë botën! (88) Dhe ju me siguri që do ta merrni vesh të vërtetën shumë shpejt!”
|
| | | | 38 - Suretu Sad | |
|
مواضيع مماثلة | |
|
| صلاحيات هذا المنتدى: | لاتستطيع الرد على المواضيع في هذا المنتدى
| |
| |
| |