أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn مؤسس ومدير المنتدى
عدد المساهمات : 52644 العمر : 72
| موضوع: 12 - Suretu Jusuf الأربعاء 12 أكتوبر 2022, 1:00 pm | |
| 12 - Suretu Jusuf Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit (1) Elif, Lâm, Râ. Këto janë vargjet e Librit të qartë! (2) Ne e zbritëm këtë Kuran në gjuhën arabe, për ta kuptuar ju. (3) Ne të tregojmë ty (Muhamed) historinë më të bukur[148] përmes shpalljes së këtij Kurani, ndonëse ti, me të vërtetë, nuk ke qenë në dijeni më parë. [148] Vargu “Ne të tregojmë ty (Muhamed) historinë më të bukur”, mund të përkthehet edhe “Ne të tregojmë ty (Muhamed) në mënyrën më të bukur”. (4) Kur Jusufi i tha babait të vet: “O babai im! Unë pashë në ëndërr njëmbëdhjetë yje, Diellin dhe Hënën! I pashë të më përuleshin në sexhde”, (5) ai i tha: “O biri im! Mos ua trego ëndrrën tënde vëllezërve të tu, që të mos kurdisin ndonjë gjë kundër teje, sepse, vërtet, djalli është armik i hapët i njeriut. (6) Dhe kështu, Zoti yt të ka zgjedhur ty dhe të mëson shpjegimin e ëndrrave dhe e plotëson dhuntinë e Vet ndaj teje dhe familjes së Jakubit, ashtu siç e ka plotësuar më parë ndaj të parëve tu, Ibrahimit dhe Is’hakut. Pa dyshim, Zoti yt është i Urtë dhe i Gjithëdijshëm”. (7) Për të gjithë ata që pyesin, në historinë e Jusufit dhe të vëllezërve të tij, ka shumë mësime. (8) Vëllezërit e tij thanë: “Jusufi dhe vëllai i tij, janë më të dashur se ne për babanë tonë, ndërkohë që ne jemi një grup i tërë. Babai ynë, me të vërtetë, po gabon. (9) Vriteni Jusufin ose braktiseni në ndonjë vend të largët,[149] se pastaj babai juaj do të kthehet nga ju dhe, pas kësaj, do të bëheni njerëz të mirë”. [149] “Vriteni ...”: Vëllezërit e Jusufit flasin midis tyre, por, për t’i qëndruar besnik stilit kuranor, ligjërata është përkthyer në vetën e dytë të numrit shumës. Kjo formë është përdorur shpesh në Kuran dhe mund të japë përshtypjen se personi që flet është një i huaj, jashtë grupit të cilit i drejtohet fjala. Ndërkohë, ne do të thoshim “Ta vrasim Jusufin ose ta braktisim...”. (10) Njëri prej tyre tha: “Mos e vrisni Jusufin, por hidheni në fund të ndonjë pusi; do ta marrë ndonjë karvan; nëse përnjëmend doni të bëni diçka me atë”. (11) Ata thanë: “O babai ynë! Përse për Jusufin nuk ke besim te ne?! Në të vërtetë, Ne i dëshirojmë çdo të mirë atij. (12) Dërgoje nesër me ne që të argëtohet dhe të luajë. Të sigurojmë se do ta ruajmë.” (13) (Babai) tha: “Unë brengosem po ta merrni dhe kam frikë se mos do ta hajë ujku, ndërkohë që ju s’do ta keni mendjen tek ai.” (14) Ata thanë: “Si do ta hajë ujku, kur ne jemi një grup i fortë! Atëherë, me të vërtetë që ne do të ishim të humbur”. (15) Pasi e morën, vendosën që ta hidhnin në fund të një pusi dhe Ne i shpallëm Jusufit: “Ti do t’i lajmërosh ata për këtë vepër, pa e vënë re ata (që ti je Jusufi).” (16) Dhe në mbrëmje ata shkuan te babai i tyre, duke qarë. (17) Thanë: “O babai ynë, ne shkuam të vrapojmë e Jusufin e lamë te rrobat tona, andaj e hëngri ujku. Por ti nuk na beson, edhe pse themi të vërtetën”. (18) Dhe sollën këmishën e tij të përgjakur, me gjak të rremë. Ai tha: “Nuk është kështu, por ju keni sajuar diçka (tjetër nga sa thoni). Por, durim! Allahut i kërkoj ndihmë kundër asaj që po tregoni ju”. (19) (Ndërkohë në pus) erdhi një karvan. Ata dërguan ujëmbartësin e vet dhe ai lëshoi kovën e tij dhe thirri: “O sa gëzim! Qenka një djalë!” Ata e fshehën atë si plaçkë tregtie, por Allahu e dinte mirë çfarë bënin ata. (20) Ata e shitën Jusufin me një çmim të ulët, veç disa grosh, pa pasur fare lakmi (për para). (21) Një njeri nga Egjipti që e bleu, i tha gruas së vet: “Bëja të këndshëm qëndrimin këtu. Ndoshta do të na shërbejë ose do ta birësojmë!” Dhe kështu, Ne e vendosëm Jusufin në atë tokë të bukur dhe i mësuam shpjegimin e ëndrrave. Allahu ka kontroll dhe fuqi të plotë mbi çështjet e Tij, por shumica e njerëzve nuk e dinë. (22) Kur Jusufi arriti moshën e pjekurisë, Ne i dhamë aftësinë e të gjykuarit dhe dituri. Kështu i shpërblejmë Ne punëmirët. (23) Por ajo, në shtëpinë e së cilës gjendej ai, nisi ta joshë në kundërshtim me dëshirën e tij. Ajo ia mbylli të gjitha dyert dhe tha: “Jam e gatshme për ty!” Kurse ai tha: “Allahu më ruajttë! Me të vërtetë, Zoti im ka treguar kujdes për mua dhe, pa dyshim, keqbërësit nuk do të shpëtojnë kurrë”. (24) Ajo e dëshiroi atë; por edhe Jusufi do ta kishte dëshiruar atë, sikur të mos kishte parë provën e Zotit të vet. Kështu e larguam nga e keqja dhe vepra e shëmtuar, sepse ai, në të vërtetë, ishte nga robërit Tanë të sinqertë. (25) Që të dy vrapuan nga dera dhe ajo ia shqeu këmishën atij nga mbrapa. Te dera, ata hasën burrin e saj. Ajo tha: “Çfarë dënimi meriton ai që kërkon t’i bëjë të keqe gruas sate, përveç burgosjes apo dënimit të dhembshëm?” |
|