أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn مؤسس ومدير المنتدى
عدد المساهمات : 52644 العمر : 72
| موضوع: 101.Suretu El Karia الثلاثاء 05 ديسمبر 2017, 11:27 pm | |
| 101.Suretu El Karia Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 1. Krisma e kijametit. 2. Ç'ka është krisma? 3. Dhe ç’të mësoi ty se ç’është krisma? 4. Ajo është ditë kur njerëzit bëhen si insekte të shpërndara. 5. Dhe kodrat bëhen si leshi i shprishur. 6. E sa i përket atij që i rëndohet peshoja e veprave të tij, 7. Ai është në një jetë të këndshme. 8. Ndërsa, atij që ka peshojën e lehtë të veprave të tij, 9. Vendi i tij do të jetë në Havije. 10. E ç’është ajo që të njoftoi ç’është ai (Havije)? 11. Është zjarri me nxehtësi shumë të lartë. |
|