101 - Suretu El Karia
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
(1) Gjëmimi i tmerrshëm![423]
[423] “Gjëmimi i tmerrshëm”: është një nga emrat e Ditës së Kiametit.
(2) Ç’është Gjëmimi i tmerrshëm?
(3) Kush mund të ta shpjegojë ty se çfarë është Gjëmimi i tmerrshëm?
(4) Atë Ditë njerëzit do të jenë si fluturat e shpërndara,
(5) kurse malet si leshi i shprishur.
(6) Sa i përket atij, veprat e (mira të) të cilit do të rëndojnë në peshore,
(7) ai do të ketë një jetë të kënaqur (në Xhenet).
(8) E sa i përket atij, veprat e (mira të) të cilit nuk do të rëndojnë në peshore,
(9) Ai do të ketë si strehim Humnerën (e Xhehenemit).[424]
[424] “Ai do të ketë si strehim Humnerën”: fjalë për fjalë: “Ai do të ketë për nënë Humnerën”. Në gjuhën arabe, fjalët umm dhe ebu (nënë dhe baba) përdoren edhe për të treguar origjinën e diçkaje dhe përkatësinë e tij absolute. Në këtë rast, fjala umm – nënë shpreh konceptin se njerëzit e mallkuar do të kenë për strehë Hâuija-n – Humnerën e Xhehenemit.
(10) Kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është Humnera (e Xhehenemit)?
(11) Ajo është një Zjarr i vrullshëm.