107 - Suretu El Maun
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
(1) A e ke parë atë që mohon Ditën e Llogarisë?
(2) Ky është ai që i dëbon ashpër jetimët
(3) dhe nuk nxit që t’i jepet ushqim të varfrit.
(4) Mjerë për ata, të cilët kur falen,
(5) janë të pakujdesshëm për namazet,[432]
[432] Sipas komentuesve të Kuranit, vargjet 4-5 bëjnë fjalë ose për hipokritët, të cilët falen vetëm kur janë me të tjerët dhe jo kur janë vetëm, ose për ata besimtarë që nuk falen rregullisht, por që e falin namazin jashtë kohës së tij apo e falin përgjithësisht në fund të kohës së tij, duke mos i kryer si duhet rregullat e tij dhe pa qenë të përqendruar në të. Gjithsesi, kërcënimi i përfshin të gjitha këto kategori, por, atij që bën vetëm një pjesë prej këtyre veprave, i takon vetëm një pjesë prej kërcënimit, ndërsa atij që i bën të gjitha këto, i takon i plotë kërcënimi.
(6) të cilët duan vetëm që të duken
(7) dhe nuk u japin ndihmë nevojtarëve.