103 - Suretu El Asr
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
(1) Për kohën![426]
[426] Allahu i Madhëruar është betuar për kohën, sepse ajo është një nga krijesat më madhështore të Allahut dhe për shkak të rëndësisë që paraqet ajo në jetën e njeriut.
(2) Me të vërtetë, njeriu është në humbje,
(3) përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i këshillojnë njëri-tjetrit të vërtetën e i këshillojnë njëri-tjetrit durimin.[427]
[427] Sa më shumë që koha kalon, aq më tepër njeriu i afrohet humbjes, nëse nuk plotëson katër kushte që kanë të bëjnë me përsosjen e tij personale dhe përsosjen e të tjerëve: besimi tek Allahu dhe te gjithçka që ai ka urdhëruar të besohet; kryerja e veprave të mira, qofshin këto vepra fizike apo shpirtërore; këshillimi i të tjerëve me këtë të vërtetë dhe këshillimi i tyre që të durojnë në përpjekjen e tyre për t’iu përmbajtur urdhrave të Allahut dhe për të duruar sprovat e dhembshme dhe të vështira që mund të ketë paracaktuar Ai.