97.Suretu El Kadr
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 
1. Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në natën e Kadrit.
2. E ç’të bëri ty të dijsh se ç’është nata e Kadrit?
3. Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!
4. Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëj dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje.
5. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.