أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn مؤسس ومدير المنتدى
عدد المساهمات : 52644 العمر : 72
| موضوع: 113 - Suretu El Felek الخميس 27 أكتوبر 2022, 7:30 am | |
| 113 - Suretu El Felek Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit (1) Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit, (2) që të më mbrojë nga sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar (3) dhe nga sherri i natës, kur kaplon terri (4) dhe nga sherri i falltarëve, që fryjnë në nyje (duke bërë magji)[442] [442] Vargu bën fjalë për një formë magjie të zezë, që praktikohej shumë në Arabinë paraislamike. (5) dhe nga sherri i smirëziut, kur vepron me smirë.”[443] [443] Syri i keq që vjen si pasojë e smirës, është, sigurisht, një nga format me ndikim më të fortë negativ që mund të gjenden. Nuk mund të mohohet se, ky është një instrument të cilin e përdor shejtani për të realizuar ndikime të ndryshme dhe të rënda te njerëzit: tek ata që e pësojnë, pa i kuptuar dhe pa i njohur shkaqet e “shqetësimit” të tyre; tek ata që përpiqen ta shërojnë “syrin” me praktika të tjera magjike dhe tek ata që e shkaktojnë, duke u bërë kështu bashkëpunëtorë objektivë ose subjektivë të intrigave djallëzore kundër njerëzimit. Për t’u ruajtur nga shejtani, shërben lutja “E‘ûdhu bil-lâhi min-esh shejtân-irr raxhîm” (Strehohem tek Allahu kundër shejtanit të mallkuar), por është mirë të kujtohet edhe vargu 99 i sures 16 “në të vërtetë, djalli nuk ka kurrfarë pushteti mbi ata që besojnë dhe mbështeten tek Zoti i tyre”. |
|