أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn مؤسس ومدير المنتدى
عدد المساهمات : 52644 العمر : 72
| موضوع: 96 - Suretu El Alak الخميس 27 أكتوبر 2022, 12:16 am | |
| 96 - Suretu El Alak Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit (1) Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka), (2) e krijoi njeriun nga një droçkë gjaku! (3) Lexo! Zoti yt është Bujari më i madh, (4) i Cili, me anë të penës ia mësoi, (5) ia mësoi njeriut ato që nuk i dinte. (6) Por vërtet që njeriu shkel çdo cak, (7) kur mendon se është i vetëmjaftueshëm. (8) Në të vërtetë, kthimi është te Zoti yt! (9) A e ke parë ti (Muhamed) atë që pengon (10) robin (Tonë) kur falet?[415] [415] Vargjet aludojnë për një nga prijësit e Mekës, Ebu Xhehlin, i cili ishte armiku kryesor i Profetit Muhamed (a.s.) në fillimet e Islamit. Ai e kishte kërcënuar Profetin (a.s.), që të mos falej më në Qabe. (11) A nuk është ai (robi Ynë) në rrugë të drejtë (12) dhe që urdhëron për devotshmëri?! (13) Mendo, nëse ai (penguesi) mohon dhe kthen kurrizin, (14) a nuk e di ai se Allahu i sheh të gjitha?! (15) Jo, jo! Nëse ai nuk tërhiqet nga kjo, Ne do ta kapim për ballukesh (për ta hedhur në zjarrin e Xhehenemit), (16) për ballukesh të gënjeshtarit dhe fajtorit. (17) Atëherë ai le ta thërrasë shoqërinë e vet,[416] [416] Pra, le të thërrasë në ndihmë prijësit e tjerë të Mekës, që ishin përkrahësit e tij. (18) Ne do t’i thërrasim Zebanijet (rojet e Xhehenemit)! (19) Kurrsesi mos iu nënshtro atij (o Muhamed), por bëj sexhde dhe afroju Zotit tënd!
|
|