أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn مؤسس ومدير المنتدى
عدد المساهمات : 52644 العمر : 72
| موضوع: 91 - Suretu Esh Shems الخميس 27 أكتوبر 2022, 12:13 am | |
| 91 - Suretu Esh Shems Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit (1) Për Diellin dhe shkëlqimin e tij (2) dhe për Hënën që e përcjell atë! (3) Për ditën që ia zbulon shkëlqimin atij (diellit) (4) dhe për natën kur e mbulon atë! (5) Për qiellin dhe për Atë që e ka ndërtuar! (6) Për Tokën dhe për Atë që e ka shtruar! (7) Për shpirtin dhe për Atë që e ka përsosur, (8) duke ia bërë të njohur atij të keqen e të mirën! (9) Vërtet, kushdo që e pastron shpirtin, do të shpëtojë, (10) ndërsa kushdo që e shtyp atë (me punë të këqija), do të dështojë. (11) Fisi i Themudit, nga shfrenimi i vet - përgënjeshtroi; (12) kur u ngrit më i keqi i tij (për të therur devenë). (13) I dërguari i Allahut (Salihu), u tha atyre[408]: “Kjo është deveja e Allahut! Lëreni atë të pijë pjesën e vet!” [408] D.m.th. njerëzve të fisit. (14) Por ata nuk i besuan atij dhe e therën atë. Prandaj Zoti i tyre i shkatërroi të gjithë për gjynahet e tyre, nga i pari tek i fundit,[409] [409] Pra, pa u penduar aspak për këtë. (15) pa pasur frikë prej pasojave të kësaj.
|
|