أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn مؤسس ومدير المنتدى
عدد المساهمات : 52644 العمر : 72
| موضوع: 89 - Suretu El Fexhr الخميس 27 أكتوبر 2022, 12:12 am | |
| 89 - Suretu El Fexhr Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit (1) Betohem për muzgun e agimit (2) dhe për dhjetë netët (e para të muajit Dhul Hixhxhe)! (3) Betohem për çiftin dhe tekun (4) dhe për natën kur largohet! (5) A nuk janë këto betime të mëdha për njerëzit e mençur?! (6) Vallë, a nuk e di ti se çfarë ka bërë Zoti yt me fisin Ad, (7) banorë të Iremit me pallate shumështyllëshe, (8) të atillë që nuk janë krijuar askund tjetër në tokë si ata?! (9) Dhe me fisin Themud, që gdhendi shkëmbinjtë në luginë (për të bërë shtëpi)? (10) Dhe me Faraonin, njeriun e hunjve (ku torturonte njerëzit)? (11) Të gjithë këta shkelën çdo kufi në vendet e tyre, (12) duke shtuar atje shthurjen dhe korrupsionin, (13) prandaj Zoti yt lëshoi mbi ata kamxhikun e dënimit. (14) Vërtet, Zoti yt është gjithnjë në pritë! (15) Për sa i përket njeriut, kur Zoti i tij e sprovon atë, duke e ngritur lart dhe duke i dhënë mirësi, ai thotë: “Zoti im më ka nderuar.” (16) Por, kur e sprovon atë, duke ia ngushtuar mjetet e jetesës, ai thotë: “Zoti im më ka poshtëruar”. (17) Nuk është kështu! Por ju nuk silleni mirë me jetimët (18) dhe nuk e nxitni njëri-tjetrin për t’i ushqyer të varfrit. (19) Trashëgiminë (e të dobëtëve) e zhvatni me lakmi të pangopur, (20) dhe e doni pasurinë me një dëshirë të pakufishme. (21) Por ani! Kur Toka të bëhet copë e thërrime, (22) kur të vijë Zoti yt (për të ndarë gjykimin) me engjëjt të rreshtuar radhë pas radhe, (23) Dhe, kur të sillet Xhehenemi, atë Ditë njeriu do të kujtohet por ç’i duhet se u kujtua! (24) Ai do të thotë: “Ah, sikur të kisha bërë diçka të mirë për jetën time!” (25) Atë Ditë, askush nuk do të dënojë siç dënon Ai, (26) e askush nuk do të lidhë në pranga siç lidh Ai! (27) O ti shpirt i qetësuar! (28) Kthehu te Zoti yt, ti i kënaqur me Atë dhe Ai kënaqur me ty! (29) Bashkohu me robërit e Mi (30) dhe hyr në Xhenetin Tim!
|
|