أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn مؤسس ومدير المنتدى
عدد المساهمات : 52644 العمر : 72
| موضوع: 86 - Suretu Et Tarik الخميس 27 أكتوبر 2022, 12:08 am | |
| 86 - Suretu Et Tarik
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit(1) Për qiellin dhe për vizitorin e natës! (2) E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është vizitori i natës? (3) Ai është ylli që shpon terrin. (4) Për çdo njeri ka mbikëqyrës. (5) Le të meditojë njeriu se prej çfarë është krijuar: (6) është krijuar prej një lëngu që hidhet (7) e që del ndërmjet shtyllës kurrizore dhe brinjëve. (8) Me të vërtetë, Ai është i Fuqishëm për ta kthyer (në jetë) atë (9) ditën, kur do të zbulohen të fshehtat, (10) kur njeriu nuk do të ketë as fuqi, as ndihmës. (11) Për qiellin që kthehet pareshtur[401] [401] Pra, kthehet pareshtur me shi në ciklin e tij avullim-ré-kondensim. (12) dhe për Tokën që plasaritet,[402] [402] Pra, plasaritet për të mbirë bimët. (13) që kjo është një Fjalë ndarëse,[403] [403] Pra, Kurani është ndarës i së vërtetës nga e pavërteta. (14) dhe nuk është aspak shaka! (15) Në të vërtetë, ata ngrenë kurthe, (16) por dhe Unë ua pres me kurth. (17) Prandaj, jepu pak afat jobesimtarëve, lëri të qetë edhe për pak.
|
|