أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn مؤسس ومدير المنتدى
عدد المساهمات : 52644 العمر : 72
| موضوع: 85 - Suretu El Buruxh الخميس 27 أكتوبر 2022, 12:06 am | |
| 85 - Suretu El Buruxh Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit (1) Për qiellin me yjësi, (2) për Ditën e premtuar[399], [399] Ditën e Kiametit. (3) për dëshmitarin dhe për atë që dëshmohet! (4) Mallkuar qofshin njerëzit e Hendekut,[400] [400] “Njerëzit e Hendekut”: vargu bën fjalë për një ngjarje që ka për protagonist një mbret çifut të Nexhranit, në veri të Jemenit, të quajtur Dhu Nuvas. Ai i përndoqi të krishterët e asaj krahine dhe martirizoi një numër të madh prej tyre, duke i hedhur në një hendek të mbushur me zjarr. Sipas disa transmetimeve, aty u dogjën njëzet e tre mijë të krishterë. Historia tregon se ky krim nuk mbeti pa u ndëshkuar, sepse një ushtri prej shtatëdhjetë mijë vetash u dërgua kundër Dhu Nuvasit nga Negusi i Etiopisë. Ushtria e Dhu Nuvasit u shpartallua, ai vrau veten dhe njerëzit e tij u skllavëruan. Për të marrë hakun e të krishterëve të vrarë, kaloi nën tehun e shpatës një e treta e burrave të Nexhranit dhe një e gjashta e grave u skllavërua. (5) zjarrit (të ushqyer) me lëndë djegëse, (6) kur rrinin ulur rreth tij, (7) duke dëshmuar atë që po i bënin besimtarëve! (8) Ata i munduan besimtarët, vetëm pse këta i besuan Allahut, të Plotfuqishmit, të Denjit për çdo lavd, (9) të Cilit i përket pushteti i qiejve dhe i Tokës dhe që është Dëshmitar i çdo gjëje. (10) Pa dyshim, ata që i përndjekin besimtarët dhe besimtaret e nuk pendohen, i pret dënimi i Xhehenemit dhe dënimi me djegie. (11) Kurse për ata, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të ketë kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Kjo është fitorja madhështore. (12) Vërtet, ndëshkimi i Zotit tënd është i ashpër! (13) Vërtet, Ai e zë fill krijimin dhe e përsërit atë. (14) Ai është Falësi i madh, i Dhembshuri, (15) Zotëruesi i Fronit të Lavdishëm, (16) Vepruesi i gjithçkaje që dëshiron. (17) A e ke dëgjuar ndodhinë e ushtrive (18) të Faraonit dhe të fisit Themud? (19) E megjithatë, ata që nuk besojnë, vazhdojnë ta quajnë atë (Kuranin) të rremë, (20) ndonëse Allahu është pas tyre e i ka nën kontroll. (21) Përkundrazi, ai është një Kuran i lavdishëm, (22) në Pllakën e Ruajtur mirë (Leuhi Mahfûdh).
|
|