أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn مؤسس ومدير المنتدى
عدد المساهمات : 52644 العمر : 72
| موضوع: 84 - Suretu El Inshikak الخميس 27 أكتوبر 2022, 12:06 am | |
| 84 - Suretu El Inshikak Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit (1) Kur qielli të çahet, (2) duke dëgjuar me bindje Zotin e vet, siç e ka për detyrë; (3) kur Toka të sheshohet (nga rrënimi i maleve) (4) dhe të flakë atë që ka brenda e të zbrazet, (5) duke dëgjuar me bindje Zotin e vet, siç e ka për detyrë, (6) atëherë ti, o njeri, që përpiqesh shumë, mundin tënd do ta gjesh te Zoti yt. (7) Ai, të cilit do t’i jepet libri i tij në dorën e djathtë, (8) do ta ketë të lehtë llogarinë (9) dhe do të kthehet i gëzuar te të afërmit e tij. (10) Kurse ai, të cilit do t’i jepet libri i tij pas shpinës, (11) do të lutet për të vdekur (12) dhe në zjarr do të digjet, (13) sepse ai jetonte i shkujdesur në familjen e tij, (14) duke menduar se kurrë nuk do të kthehej (për të dhënë llogari). (15) Po, Zoti i tij, sigurisht që i ka ndjekur të gjitha punët e tij! (16) Betohem në kuqërrimin e muzgut, (17) në natën e në gjithçka që ajo kaplon me errësirën e saj, (18) si dhe në hënën e plotë, (19) se ju, me siguri, do të kaloni nga e keqja te më e keqja! (20) Çfarë kanë ata që nuk duan të besojnë?! (21) E përse, kur u lexohet Kurani, nuk përulen në sexhde?! (22) Përkundrazi, ata që nuk besojnë e quajnë atë gënjeshtër. (23) Por Allahu e di mirë çfarë fshehin ata, (24) prandaj shpallu atyre dënimin e dhembshëm (që i pret të gjithë), (25) përveç atyre, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira; ata do të shpërblehen pandërprerë.
|
|