أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn مؤسس ومدير المنتدى
عدد المساهمات : 52644 العمر : 72
| موضوع: 83 - Suretu El Mutaffifin الخميس 27 أكتوبر 2022, 12:05 am | |
| 83 - Suretu El Mutaffifin Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit (1) Mjerë për ata që hanë në peshë (dhe matje), (2) që, kur masin për veten, e marrin masën të plotë, (3) ndërsa, kur u masin të tjerëve me litër ose me kandar, ua pakësojnë. (4) A nuk mendojnë ata se do të ringjallen (5) në një Ditë të madhe, (6) Ditën, kur të gjithë njerëzit do të dalin para Zotit të botëve?! (7) Sigurisht (që do të ringjallen), dhe Libri i punëmbrapshtëve do të jetë në Sixh-xhîn! (8) E kush do të ta shpjegojë ty se ç’është Sixh-xhîn?! (9) Është një libër i shkruar! (10) Mjerë mohuesit atë ditë, (11) të cilët mohuan Ditën e Gjykimit! (12) Askush nuk e mohon atë, përveç gjynahqarëve që shkelin çdo kufi (13) e të cilët, kur u lexohen shpalljet Tona, thonë: “Këto janë përralla të popujve të lashtë!” (14) Nuk është ashtu! Por veprat e tyre (të këqija) ua kanë mbuluar zemrat. (15) Nuk është ashtu! Në të vërtetë, atë ditë një vel do t’i pengojë ata që të shohin Zotin e tyre, (16) pastaj, me siguri, do të hyjnë në Zjarrin e Xhehenemit (17) e do t’u thuhet: “Ja, kjo është ajo që e quanit të gënjeshtërt!” (18) Ndërsa Libri i punëdrejtëve me siguri që do të jetë në Il-lijûn. (19) E kush do të ta shpjegojë ty se ç’është Il-lijjûn? (20) Është një libër i shkruar! (21) Atë e dëshmojnë të afërmit (e Allahut). (22) Me të vërtetë, punëdrejtët do të gjenden në Xhenet, (23) duke shikuar nga divanet. (24) Në fytyrat e tyre do të njohësh shkëlqimin e Lumturisë. (25) Atyre do t’u jepet të pinë musht të pastër të ruajtur mirë, |
|
أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn مؤسس ومدير المنتدى
عدد المساهمات : 52644 العمر : 72
| موضوع: رد: 83 - Suretu El Mutaffifin الخميس 27 أكتوبر 2022, 12:05 am | |
| (26) fundi i të cilit është myshku. Për këtë, le të përpiqen ata që përpiqen. (27) Dhe ai (musht) do të përzihet me ujin e Tesnimit, (28) nga burimi i të cilit do të pinë më të afërmit (e Allahut). (29) Vërtet, keqbërësit qeshnin me ata që besonin, (30) duke ia shkelur syrin njëri-tjetrit, sa herë që ata kalonin pranë tyre. (31) Kur ktheheshin te njerëzit e vet, ata talleshin (me besimtarët) (32) dhe, kur i shihnin ata, thoshin: “Këta janë të humbur”, (33) ndonëse nuk qenë dërguar për kujdestarë të tyre. (34) Por sot, ata që kanë besuar, do t’i përqeshin jobesimtarët, (35) e nga divanet e ngritura do t’i shikojnë. (36) A janë shpërblyer meritueshëm mohuesit për atë që kanë bërë?!
|
|