|
| 55 - Suretu Err Rrahman | |
| | كاتب الموضوع | رسالة |
---|
أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn مؤسس ومدير المنتدى
عدد المساهمات : 52644 العمر : 72
| موضوع: 55 - Suretu Err Rrahman الأربعاء 26 أكتوبر 2022, 5:16 pm | |
| 55 - Suretu Err Rrahman Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit (1) I Gjithëmëshirshmi (2) ua ka mësuar Kuranin (robërve të Tij), (3) ka krijuar njeriun (4) dhe i ka mësuar atij të folurit e qartë. (5) Dielli dhe Hëna ndjekin rrugën e caktuar. (6) Bimët dhe pemët i përulen (Allahut). (7) Ai e ka ngritur qiellin lart dhe ka vënë Balancën (për çdo gjë), (8) që ju të mos e shkelni atë. (9) Prandaj matni drejt e mos hani në peshë! (10) Ai e ka bërë Tokën për krijesat. (11) Aty ka fruta të llojllojshme dhe palma hurmash me frutat si bistakë, (12) ka drithëra me gjethe e kërcej dhe bimë me erë të mirë. (13) Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?![347] [347] Fjala këtu i drejtohet njerëzve dhe xhindeve. Ky varg përsëritet 31 herë në këtë sure. (14) Ai e krijoi njeriun prej baltës së thatë, ashtu si vorba, (15) ndërsa xhindet i krijoi prej flakës së zjarrit. (16) Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! (17) (Ai është) Zoti i dy lindjeve dhe i dy perëndimeve.[348] [348] Sipas disa komentuesve të Kuranit, bëhet fjalë për pikat e lindjes dhe të perëndimit të diellit në verë dhe në dimër. (18) Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! (19) Ai i ka lëshuar dy dete[349] që të takohen, [349] Ujin e kripur dhe ujin e ëmbël. (20) por, midis tyre ka një pengesë që nuk mund ta kapërcejnë. (21) Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! (22) Prej tyre nxirren margaritarë dhe korale. (23) Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! (24) Atij i përkasin edhe anijet që lundrojnë nëpër dete e që lartohen si male. (25) Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! |
| | | أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn مؤسس ومدير المنتدى
عدد المساهمات : 52644 العمر : 72
| موضوع: رد: 55 - Suretu Err Rrahman الأربعاء 26 أكتوبر 2022, 5:17 pm | |
| (26) Çdo gjë që është në Tokë, do të zhduket, (27) e do të mbetet vetëm Fytyra (Qenia) e Zotit Tënd, plot Madhëri dhe Nderim. (28) Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! (29) Atij i lutet gjithkush që ndodhet në qiej dhe në Tokë e në çdo kohë Ai ushtron fuqinë e gjithëmbarshme. (30) Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! (31) O ju dy barrët e Tokës (njerëz dhe xhinde), së shpejti do të caktojmë gjykimin tuaj! (32) Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! (33) O xhinde dhe njerëz, nëse keni fuqi të përshkoni kufijtë e qiejve dhe të Tokës, atëherë përshkojini ato! Por nuk do të mund ta bëni këtë, përveçse me një fuqi të madhe (nga Allahu)! (34) Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! (35) Kundër jush do të dërgohen flakë zjarri dhe tunxh i shkrirë (si dënim për mohimin e dhuntive të Allahut) dhe ju nuk do të mund të mbroheni. (36) Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! (37) Veç kur të çahet qielli dhe të bëhet i kuq si trëndafili (në Ditën e Kiametit)! (38) Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! (39) Atë Ditë njerëzit dhe xhindet nuk do të pyeten për gjynahet e tyre.[350] [350] Sepse atë ditë besimtarët dhe keqbërësit do të njihen nga shenjat e tyre. (40) Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! (41) Keqbërësit do të njihen sipas shenjave dhe do të kapen për ballukesh dhe për këmbësh. (42) Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! (43) Ja, ky është Xhehenemi, të cilin e mohonin keqbërësit! (44) Ata do të sillen në mes të zjarrit dhe ujit të valuar në kulm. (45) Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! (46) Për ata që i frikësohen paraqitjes para Zotit të vet, do të ketë dy kopshte! (47) Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! (48) (Kopshtet do të jenë) të mbjellë me pemë që bëjnë hije. (49) Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! (50) Në ta do të ketë dy burime që rrjedhin.
|
| | | أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn مؤسس ومدير المنتدى
عدد المساهمات : 52644 العمر : 72
| موضوع: رد: 55 - Suretu Err Rrahman الأربعاء 26 أكتوبر 2022, 5:18 pm | |
| (51) Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! (52) Dhe prej çdo frute do të ketë nga dy lloje. (53) Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! (54) Ata[351] do të jenë të mbështetur në shtroje, anash me armaç mëndafshi e frutat e dy kopshteve do t’i kenë afër sa t’i kapin me dorë. [351] Besimtarët e devotshëm që do të hyjnë në këto kopshte. (55) Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! (56) Atje do të ketë virgjëresha syulur, të cilat para tyre nuk i kanë prekur as njerëz, as xhinde. (57) Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! (58) Ato do të jenë si rubinë dhe korale. (59) Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! (60) A ka shpërblim tjetër për të mirën, veç të mirës?! (61) Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! (62) Nën këto dy kopshte, do të ketë edhe dy kopshte të tjera. (63) Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! (64) Ato do të jenë të stolisura me gjelbërim. (65) Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! (66) Aty do të jenë dy burime që gulfojnë. (67) Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! (68) Atje do të ketë fruta, palma hurmash dhe shegë. (69) Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! (70) Në to do të ketë bukuroshe virtytesh të mrekullueshme. (71) Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! (72) (Atje do të ketë) hyri syzeza nëpër tenda. (73) Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! (74) Ato hyri nuk i kanë prekur para tyre[352] as njerëz, as xhinde. [352] Banorëve të dy kopshteve më të ulëta. (75) Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! (76) Ata do të rrinë mbështetur në shtroje të gjelbra e qilima të bukur. (77) Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! (78) Qoftë lartësuar emri i Zotit tënd, plot Madhëri dhe Nderim!
|
| | | | 55 - Suretu Err Rrahman | |
|
مواضيع مماثلة | |
|
| صلاحيات هذا المنتدى: | لاتستطيع الرد على المواضيع في هذا المنتدى
| |
| |
| |