منتديات إنما المؤمنون إخوة (2024 - 2010) The Believers Are Brothers

(إسلامي.. ثقافي.. اجتماعي.. إعلامي.. علمي.. تاريخي.. دعوي.. تربوي.. طبي.. رياضي.. أدبي..)
 
الرئيسيةالأحداثأحدث الصورالتسجيل
(وما من كاتب إلا سيبلى ** ويبقى الدهر ما كتبت يداه) (فلا تكتب بكفك غير شيء ** يسرك في القيامة أن تراه)

IZHAR UL-HAQ

(Truth Revealed) By: Rahmatullah Kairanvi
قال الفيلسوف توماس كارليل في كتابه الأبطال عن رسول الله -صلى الله عليه وسلم-: "لقد أصبح من أكبر العار على أي فرد مُتمدين من أبناء هذا العصر؛ أن يُصْغِي إلى ما يظن من أنَّ دِينَ الإسلام كَذِبٌ، وأنَّ مُحَمَّداً -صلى الله عليه وسلم- خَدَّاعٌ مُزُوِّرٌ، وآنَ لنا أنْ نُحارب ما يُشَاعُ من مثل هذه الأقوال السَّخيفة المُخْجِلَةِ؛ فإنَّ الرِّسَالة التي أدَّاهَا ذلك الرَّسُولُ ما زالت السِّراج المُنير مُدَّةَ اثني عشر قرناً، لنحو مائتي مليون من الناس أمثالنا، خلقهم اللهُ الذي خلقنا، (وقت كتابة الفيلسوف توماس كارليل لهذا الكتاب)، إقرأ بقية كتاب الفيلسوف توماس كارليل عن سيدنا محمد -صلى الله عليه وسلم-، على هذا الرابط: محمد بن عبد الله -صلى الله عليه وسلم-.

يقول المستشرق الإسباني جان ليك في كتاب (العرب): "لا يمكن أن توصف حياة محمد بأحسن مما وصفها الله بقوله: (وَمَا أَرْسَلْنَاكَ إِلَّا رَحْمَةً لِّلْعَالَمِين) فكان محمدٌ رحمة حقيقية، وإني أصلي عليه بلهفة وشوق".
فَضَّلَ اللهُ مِصْرَ على سائر البُلدان، كما فَضَّلَ بعض الناس على بعض والأيام والليالي بعضها على بعض، والفضلُ على ضربين: في دِينٍ أو دُنْيَا، أو فيهما جميعاً، وقد فَضَّلَ اللهُ مِصْرَ وشَهِدَ لها في كتابهِ بالكَرَمِ وعِظَم المَنزلة وذَكَرَهَا باسمها وخَصَّهَا دُونَ غيرها، وكَرَّرَ ذِكْرَهَا، وأبَانَ فضلها في آياتٍ تُتْلَى من القرآن العظيم.
المهندس حسن فتحي فيلسوف العمارة ومهندس الفقراء: هو معماري مصري بارز، من مواليد مدينة الأسكندرية، وتخرَّجَ من المُهندس خانة بجامعة فؤاد الأول، اشْتُهِرَ بطرازهِ المعماري الفريد الذي استمَدَّ مَصَادِرَهُ مِنَ العِمَارَةِ الريفية النوبية المَبنية بالطوب اللبن، ومن البيوت والقصور بالقاهرة القديمة في العصرين المملوكي والعُثماني.
رُبَّ ضَارَّةٍ نَافِعَةٍ.. فوائدُ فيروس كورونا غير المتوقعة للبشرية أنَّه لم يكن يَخطرُ على بال أحَدِنَا منذ أن ظهر وباء فيروس كورونا المُستجد، أنْ يكونَ لهذه الجائحة فوائدُ وإيجابيات ملموسة أفادَت كوكب الأرض.. فكيف حدث ذلك؟!...
تخليص الإبريز في تلخيص باريز: هو الكتاب الذي ألّفَهُ الشيخ "رفاعة رافع الطهطاوي" رائد التنوير في العصر الحديث كما يُلَقَّب، ويُمَثِّلُ هذا الكتاب علامة بارزة من علامات التاريخ الثقافي المصري والعربي الحديث.
الشيخ علي الجرجاوي (رحمه الله) قَامَ برحلةٍ إلى اليابان العام 1906م لحُضُورِ مؤتمر الأديان بطوكيو، الذي دعا إليه الإمبراطور الياباني عُلَمَاءَ الأديان لعرض عقائد دينهم على الشعب الياباني، وقد أنفق على رحلته الشَّاقَّةِ من مَالِهِ الخاص، وكان رُكُوبُ البحر وسيلته؛ مِمَّا أتَاحَ لَهُ مُشَاهَدَةَ العَدِيدِ مِنَ المُدُنِ السَّاحِلِيَّةِ في أنحاء العالم، ويُعَدُّ أوَّلَ دَاعِيَةٍ للإسلام في بلاد اليابان في العصر الحديث.

أحْـلامٌ مِـنْ أبِـي (باراك أوباما) ***

 

 3 - Suretu Ali Imran

اذهب الى الأسفل 
كاتب الموضوعرسالة
أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn
مؤسس ومدير المنتدى
أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn


عدد المساهمات : 52644
العمر : 72

3 - Suretu Ali Imran Empty
مُساهمةموضوع: 3 - Suretu Ali Imran   3 - Suretu Ali Imran Emptyالأربعاء 12 أكتوبر 2022, 6:19 am

3 - Suretu Ali Imran
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
(1) Elif Lâm Mîm.
(2) Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje.
(3) Ai të ka shpallur ty Librin, me të vërtetën e saktë, duke vërtetuar shpalljet e mëparshme. Ai i ka zbritur Teuratin dhe Ungjillin
(4) më parë si udhërrëfyes për njerëzit dhe ka zbritur edhe Dalluesin (e së vërtetës nga e pavërteta). Ata që nuk besojnë shpalljet e Allahut, i pret dënim i ashpër; Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Zoti për shpagim.
(5) Pa dyshim, Allahut nuk i fshihet asgjë në Tokë dhe as në qiell!
(6) Ai ju formon në mitër, ashtu siç dëshiron Vetë; s’ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Tij, të Plotfuqishmit, të Urtit!
(7) Është Ai që të ka shpallur ty (Muhamed) Librin, disa vargje të të cilit janë të qarta e me kuptim të drejtpërdrejtë. Ato janë themelet e Librit. Kurse disa (vargje) të tjera janë jo krejtësisht të qarta (me kuptime alegorike). Ata, zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta, ndjekin vargjet më pak të qarta, duke kërkuar të krijojnë pështjellim dhe duke kërkuar t’i komentojnë sipas dëshirës së vet. Por, kuptimin e tyre të vërtetë e di vetëm Allahu. Ndërsa ata që janë thelluar në dijeni, thonë: “Ne i besojmë (Kuranit). Të gjitha këto (vargje të qarta e alegorike) janë nga Zoti ynë!” Këtë e kuptojnë vetëm mendarët.
(8) (Ata thonë:) “O Zoti ynë! Mos lejo që zemrat tona të shmangen (nga e vërteta), pasi na ke udhëzuar në rrugën e drejtë, dhe jepna mëshirë prej Teje; vërtet, Ti je Dhuruesi i Madh!
(9) O Zoti ynë! Ti do t’i mbledhësh njerëzit në një Ditë për të cilën nuk ka dyshim. Me të vërtetë, Allahu nuk e shkel premtimin”.
(10) Në të vërtetë, atyre që nuk besojnë, nuk do t’u vlejnë aspak (kur të dalin) para Allahut, - as pasuria dhe as fëmijët e tyre. Ata do të jenë lëndë djegëse e zjarrit,
(11) ashtu siç ishin ithtarët e Faraonit dhe ata që ishin para tyre. Ata i quajtën gënjeshtra Shenjat Tona. Prandaj, Allahu i përlau ata për gjynahet që bënë. Allahu është i rreptë në ndëshkim.
(12) Thuaju (o Muhamed) atyre që mohuan: “Ju do të mposhteni dhe do të tuboheni në Xhehenem. Eh, sa shtrat i keq është ai vend!”
(13) Sigurisht që kishte shenjë për ju në dy ushtritë që u ndeshën: njëra që luftonte në rrugën e Allahut dhe tjetra - e mohuesve, së cilës i dukej se para vetes kishte dy herë më shumë kundërshtarë.[47] Allahu me ndihmën e Vet forcon kë të dëshirojë. Kjo, me të vërtetë, është mësim për largpamësit.
[47] Vargu bën fjalë për betejën e Bedrit që shënoi suksesin e parë të rëndësishëm për ushtritë myslimane. Historia na tregon këtë epope të 313 heronjve të besimit që, në këmbë (përveç dy vetëve), u përballën me një ushtri prej një mijë këmbësorësh dhe njëqind kalorësish kurejshë. Allahu bëri që besimtarët të dukeshin më shumë se ç’ishin në sytë e ushtrisë armike. Nën udhëheqjen e Profetit Muhamed (a.s.) dhe të frymëzuar nga shembujt e trimërisë që shpalosën Ali Ibn Ebi Tâlibi, Hamza Ibn Abd-ul Muttalibi dhe Mus‘ab Ibn ‘Umejri, myslimanët i thyen idhujtarët.
(14) Burrave u është hijeshuar dashuria për gjërat e dëshiruara: për gratë, fëmijët, arin dhe argjendin e grumbulluar, kuajt e bukur, bagëtitë dhe arat e lëruara. Këto janë kënaqësitë e kësaj jete, por shumë më i mirë është kthimi tek Allahu.
(15) Thuaj (o Muhamed!): “A doni t’ju tregoj për gjëra më të mira se ato? Për ata që janë të devotshëm, te Zoti i tyre do të ketë kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përgjithmonë. Aty do të kenë bashkëshorte të pastra dhe kënaqësi nga Allahu”. Allahu i vrojton robërit e Vet
(16) që thonë: “Zoti ynë! Me të vërtetë kemi besuar, andaj na i fal gjynahet tona dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!”;
(17) që janë të durueshëm, të sinqertë, të devotshëm në adhurimin e Allahut; që japin lëmoshë dhe që kërkojnë faljen e gjynaheve para agimit.
(18) Allahu dëshmon, e po ashtu edhe engjëjt, edhe njerëzit e dijes, se nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Tij, duke mbajtur drejtësinë. S’ka zot tjetër përveç Atij, të Plotfuqishmit, të Urtit.
(19) Feja e vërtetë tek Allahu është vetëm Islami. Ata që u është dhënë Libri[48], patën mospajtime nga zilia që kishin midis tyre, vetëm pasi u erdhi dituria. Por kushdo që i mohon udhëzimet e Allahut, ta dijë se Allahu është i shpejtë në llogari.
[48] Hebrenjtë dhe të krishterët.
(20) Nëse ata të kundërshtojnë ty (o Muhamed) thuaju: “Unë i përulem vetëm Allahut, e po ashtu edhe ata që më pasojnë mua”. Dhe thuaju atyre që u është dhënë Libri si dhe analfabetëve[49]: “A i përuleni Allahut?” Nëse e pranojnë Islamin, atëherë kanë gjetur udhën e drejtë. Por, nëse refuzojnë, detyra jote është vetëm që t’ua përcjellësh dijen. Allahu i vrojton robërit e Vet.
[49] Idhujtarëve arabë.
(21) Lajmëroi ata që mohojnë shpalljet e Allahut, vrasin profetët padrejtësisht dhe vrasin edhe ata që urdhërojnë të veprohet me drejtësi, për dënimin e dhembshëm që i pret.
(22) Këta janë ata, veprat e të cilëve nuk do të kenë vlerë në këtë botë dhe në tjetrën. Për ata nuk do të ketë asnjë ndihmues.
(23) A nuk i sheh ata (hebrenj) që u është dhënë një pjesë e Librit?! Atyre iu bëhet thirrje të vijnë te Libri i Allahut për t’i gjykuar, por një pjesë e tyre kthejnë shpinën, duke mos ia vënë veshin.
(24) Kjo, sepse ata thonë: “Ne nuk do të na prekë zjarri i Xhehenemit, përveçse disa ditë”. Shpifjet që bënin i kanë mashtruar ata në besimin e vet.
(25) Çfarë do të ndodhë me ata, kur t’i tubojmë në Ditën (e Gjykimit), për të cilën s’ka pikë dyshimi, kur çdokujt do t’i jepet shpërblimi i veprave të veta e askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi?



3 - Suretu Ali Imran 2013_110
الرجوع الى أعلى الصفحة اذهب الى الأسفل
https://almomenoon1.0wn0.com/
أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn
مؤسس ومدير المنتدى
أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn


عدد المساهمات : 52644
العمر : 72

3 - Suretu Ali Imran Empty
مُساهمةموضوع: رد: 3 - Suretu Ali Imran   3 - Suretu Ali Imran Emptyالأربعاء 12 أكتوبر 2022, 6:20 am


(26) Thuaj (o Muhamed): “O Allah, Zotëruesi i gjithë Pushtetit! Ti ia jep pushtetin kujt të duash dhe ia heq kujt të duash; Ti lartëson kë të duash dhe poshtëron kë të duash. Çdo e mirë është në Dorën Tënde! Ti je vërtet i Plotfuqishëm për çdo gjë.
(27) Ti bën që nata të hyjë tek dita dhe që dita të hyjë tek nata. Ti e nxjerr të gjallën prej së vdekurës dhe të vdekurën e nxjerr prej së gjallës. Ti i jep kujt të duash pa kufij.”
(28) Besimtarët të mos i marrin për miq e mbrojtës mohuesit, në vend të besimtarëve. Ata që veprojnë kështu, nuk kanë çfarë të shpresojnë tek Allahu, vetëm nëse këtë e bëjnë (me gojë e jo me zemër) për t’u ruajtur nga ata. Allahu ju paralajmëron që t’i ruheni Vetes së Tij, sepse të gjithë do të ktheheni tek Allahu.
(29) Thuaju: “Edhe nëse e fshihni atë që keni në zemrat tuaja apo e shpallni haptazi, Allahu e di atë. Ai di çfarë gjendet në qiej dhe çfarë gjendet në Tokë. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.”
(30) (Kini frikë) ditën, kur çdokush do ta gjejë përpara atë që ka punuar mirë dhe atë që ka punuar keq, duke dëshiruar që midis tij dhe së keqes së tij, të ketë largësi të madhe. Allahu ju paralajmëron që t’i ruheni Vetes së Tij. Allahu është i Butë e i Mëshirshëm me robërit e Vet.
(31) Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë”.
(32) Thuaju: “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit!” Në qoftë se kthejnë shpinën, (dijeni se) Allahu, me të vërtetë, nuk i do jobesimtarët.
(33) Allahu i zgjodhi Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit dhe familjen e Imranit mbi të gjithë njerëzit (e kohës së tyre).
(34) (Ata ishin) pasardhës të njëri - tjetrit. Allahu dëgjon dhe di çdo gjë.
(35) Kujto kur gruaja e Imranit tha: “Zoti im, unë Ty ta kam kushtuar atë që është në barkun tim, që të të shërbejë vetëm Ty; andaj, pranoje prej meje! Se Ti, me të vërtetë, dëgjon dhe di çdo gjë.”
(36) E kur ajo lindi, tha: “Zoti im! Unë linda femër, - Allahu e di më mirë se çfarë lindi ajo, - e mashkulli nuk është si femra. Unë ia vura emrin Merjeme dhe i kam lënë atë me pasardhësit e saj nën mbrojtjen Tënde nga djalli i mallkuar”.
(37) Zoti e pranoi atë (Merjemen) me ëndje, e bëri që të rritet mirë dhe e la nën kujdestarinë e Zekerias. Sa herë që hynte Zekeria në dhomën e saj, gjente pranë saj ushqim dhe e pyeste: “O Merjeme! Nga të vjen ky ushqim?” Ajo përgjigjej: “Ky është nga Allahu, se Allahu e furnizon kë të dojë, pa kufi”.
(38) Atëherë Zekerija iu lut Zotit të vet e tha: “Zoti im! Dhuromë nga ana Jote një pasardhës të mirë! Se Ti, me të vërtetë, je Dëgjues i lutjes!”
(39) E ndërsa lutej në këmbë, në faltore, engjëjt e thirrën (Zekerijan): “Allahu të jep lajmin e mirë për Jahjain, i cili do të vërtetojë Fjalën e Allahut (Isain a.s.), do të jetë një fisnik, i dëlirë dhe profet, një prej të mirëve”.
(40) (Zekerija) tha: “Zoti im! Qysh do të kem djalë, kur mua më ka zënë pleqëria, e gruaja ime është shterpë?! (Engjëlli i) tha: “Kështu! Allahu bën çfarë të dojë”.
(41) Ai tha: “O Zot! Më jep një shenjë!” (Zoti) i tha: “Shenjë për ty është se tri ditë nuk do t’u flasësh njerëzve, veçse me gjeste. Por, Zotin tënd përmende shumë dhe adhuroje Atë në mbrëmje dhe në mëngjes”.
(42) (Kujto) kur engjëjt thanë: “O Merjeme! Allahu të ka zgjedhur, të ka pastruar dhe të ka parapëlqyer ty mbi të gjitha gratë e botës.
(43) O Merjeme! Bindju Zotit tënd! Bëj sexhde dhe përkulu në ruku bashkë me ata që përkulen (duke adhuruar Allahun)!”
(44) Këto janë lajme të fshehta, që po t’i shpallim ty (o Muhamed). Ti nuk ishe i pranishëm kur ata hodhën short se kush prej tyre do të merrte nën kujdes Merjemen dhe nuk ishe i pranishëm kur ata diskutonin.
(45) (Kujto) kur engjëjt thanë: “O Merjeme! Allahu të jep lajmin e mirë për një (djalë që do të lindë me një) Fjalë prej Tij: emrin do ta ketë Mesih - Isa i biri i Merjemes, do të jetë i nderuar në këtë botë dhe në tjetrën dhe një nga të afërmit e Allahut.
(46) Ai do t’u flasë njerëzve qysh i vogël në djep edhe si njeri i rritur dhe do të jetë nga më të mirët”.
(47) Ajo tha: “Zoti im! Qysh do të kem unë fëmijë, kur nuk më ka prekur askush?!” – “Kështu – tha (engjëlli) - Allahu krijon ç’të dojë Vetë. Kur vendos diçka, Ai vetëm thotë për të: “Bëhu!” dhe ajo bëhet.”
(48) (Allahu) do t’ia mësojë atij shkrimin, diturinë, Teuratin dhe Ungjillin
(49) dhe do ta caktojë atë të Dërguar te bijtë e Israilit (të cilëve do t’u thotë): “Ju kam sjellë prova nga Zoti juaj (që vërtetojnë Profecinë time): bëj për ju diçka prej balte në formë shpendi, fryj në të e me urdhrin e Allahut ajo bëhet shpend i gjallë; shëroj të verbrit e lindur dhe të lebrosurit dhe i ngjall të vdekurit me lejen e Allahut; ju tregoj çfarë hani dhe çfarë ruani në shtëpitë tuaja. Sigurisht që te të gjitha këto ka prova për ju, nëse jeni besimtarë të vërtetë.
(50) Dhe (kam ardhur te ju) për t’ju vërtetuar Teuratin, që është para meje dhe që t’ju lejoj disa gjëra që i keni pasur të ndaluara. Ju kam sjellë një provë nga Zoti juaj, prandaj kijeni frikë Allahun dhe bindmuni! 



3 - Suretu Ali Imran 2013_110
الرجوع الى أعلى الصفحة اذهب الى الأسفل
https://almomenoon1.0wn0.com/
أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn
مؤسس ومدير المنتدى
أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn


عدد المساهمات : 52644
العمر : 72

3 - Suretu Ali Imran Empty
مُساهمةموضوع: رد: 3 - Suretu Ali Imran   3 - Suretu Ali Imran Emptyالأربعاء 12 أكتوبر 2022, 6:20 am


(51) Me të vërtetë, Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, andaj adhurojeni Atë. Kjo është rruga e drejtë!”
(52) Kur Isai vuri re mosbesimin e tyre, tha: “Kush janë ndihmuesit e mi në rrugën e Allahut?” nxënësit (e tij) u përgjigjën: “Ne jemi ndihmuesit e (fesë së) Allahut. Ne e besojmë Allahun e ti (Isa) dëshmo se ne (i) jemi nënshtruar (Atij).
(53) Zoti ynë! Ne besojmë atë që na ke shpallur dhe pasojmë të Dërguarin (Isain). Na shkruaj pra, bashkë me dëshmitarët!”
(54) Dhe ata[50] i përgatitën një kurth, por edhe Allahu u përgatiti kurth (dënim), se Allahu është strategu më i mirë.
[50] D.m.th. jobesimtarët armiq të Isait a.s.
(55) (Kujtoje, o Muhamed) kur Allahu tha: “O Isa! Unë do të të marr, do të të ngre pranë Meje dhe do të të shpëtoj ty nga ata që nuk besojnë, si dhe do t’i vendos ata që të ndjekin ty, përmbi ata që të mohojnë, deri në Ditën e Kiametit. Pastaj, të gjithë do të ktheheni tek Unë dhe do të gjykoj midis jush për çështjet që jeni grindur.
(56) Sa për ata që nuk besojnë, do t’i dënoj me dënim të ashpër në këtë botë dhe në tjetrën. Dhe nuk do të kenë askënd që t’u vijë në ndihmë.
(57) Ndërsa atyre që besojnë dhe punojnë vepra të mira, Zoti do t’u japë shpërblimin e merituar. Allahu nuk i do punëmbrapshtët.”
(58) Këto që po t’i tregojmë ty (o Muhamed) janë vargje dhe këshilla të larta (nga Kurani).
(59) Rasti i Isait për Allahun është si rasti i Ademit që e krijoi prej baltës e pastaj i tha: “Bëhu!” - dhe ai u bë.
(60) E vërteta është nga Zoti yt, andaj mos u bëj nga ata që dyshojnë!
(61) Atyre që të kundërshtojnë ty për çështjen e Isait, pasi të ka ardhur njohuria, thuaju: “Ejani t’i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, veten tonë dhe ju vetë, pastaj, të lutemi që mallkimi i Allahut t’i godasë gënjeshtarët!”
(62) Pa dyshim, të gjitha këto janë rrëfime të vërteta. S’ka zot tjetër (që meriton të adhurohet) përveç Allahut. Vërtet, Allahu është i Plotfuqishmi, i Urti.
(63) Në qoftë se ata ia kthejnë shpinën të drejtës, (dije se) Allahu i njeh mirë ngatërrestarët.
(64) Thuaj: “O ithtarët e Librit, ejani të biem në një fjalë të përbashkët mes nesh dhe jush: se do të adhurojmë vetëm Allahun, se nuk do t’i shoqërojmë Atij asgjë (në adhurim) dhe se nuk do ta mbajmë për zot njëri-tjetrin, në vend të Allahut!” Nëse ata nuk pranojnë, atëherë thuaju: “Dëshmoni se ne i jemi nënshtruar Allahut!”
(65) O ithtarët e Librit! Pse polemizoni për Ibrahimin, kur Teurati dhe Ungjilli janë zbritur vetëm pas tij? A nuk kuptoni?
(66) Mirë ju polemizoni për gjëra që keni njëfarë dijenie (për çështje që lidhen me Musain a.s. dhe Isain a.s.), por, pse polemizoni për atë, për të cilën s’dini asgjë (për Ibrahimin a.s.)? Allahu e di hollësisht, ndërsa ju nuk dini asgjë për këtë.
(67) Ibrahimi nuk ka qenë as hebre, as i krishterë, por ka qenë besimtar i vërtetë (monoteist) i përulur ndaj Allahut dhe nuk ka qenë nga politeistët.
(68) Pa dyshim, njerëzit më të afërt me Ibrahimin janë ata që e pasuan atë dhe ky Profet[51] me besimtarët (e tij). Allahu është mbrojtës i besimtarëve.
[51] Profeti Muhamed (a.s.).
(69) Një grup ithtarësh të Librit dëshirojnë që t’ju shpien në rrugë të gabuar. Në të vërtetë ata çojnë në humbje vetëm vetveten, por këtë nuk e ndiejnë.
(70) O ithtarë të Librit! Përse i mohoni shpalljet e Allahut (Kuranin), edhe pse jeni dëshmitarë se ato janë të vërteta?
(71) O ithtarët e Librit! Përse e pështjelloni të vërtetën me të pavërtetën dhe përse e fshihni të vërtetën me qëllim?
(72) Një grup ithtarësh të Librit thanë: “Besojeni në mëngjes atë që u është zbritur besimtarëve, por në mbrëmje mohojeni atë, se ndoshta edhe ata do ta braktisin
(73) dhe besojuni vetëm atyre që ndjekin fenë tuaj!” Thuaj (o Muhamed): “Udhëzimi i Allahut është udhëzimi i vërtetë”. (Hebrenjtë i thanë njëri-tjetrit:) “Mos besoni se mund t’i jepet ndokujt ajo që ju është dhënë juve (vetëm nëse ndjekin fenë tuaj), përndryshe ata do të polemizojnë kundër jush te Zoti juaj.” Thuaj (o Muhamed): “Hiri është në Dorë të Allahut, Ai ia jep atë kujt të dojë. Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm.”
(74) Mëshirën e Vet, Ai ia dhuron kujt të dojë. Allahu është zotërues i mirësisë së pakufishme.
(75) Ka nga ata ithtarë të Librit, që sikur t’u besosh një barrë të tërë ari, do t’jua kthejnë, por ka edhe të atillë që, nëse u jep në besim, qoftë edhe një dinar, nuk ta kthejnë, veçse nëse nuk u ndahesh. Kjo është kështu, ngase ata thonë: “Ne nuk kemi ndonjë detyrim ndaj analfabetëve (arabë)”. Ata flasin gënjeshtra për Allahun me vetëdije. 



3 - Suretu Ali Imran 2013_110
الرجوع الى أعلى الصفحة اذهب الى الأسفل
https://almomenoon1.0wn0.com/
أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn
مؤسس ومدير المنتدى
أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn


عدد المساهمات : 52644
العمر : 72

3 - Suretu Ali Imran Empty
مُساهمةموضوع: رد: 3 - Suretu Ali Imran   3 - Suretu Ali Imran Emptyالأربعاء 12 أكتوبر 2022, 6:21 am


(76) Jo! Por kushdo që plotëson premtimin e tij dhe ruhet nga të këqijat, (ta dijë se) Allahu, me të vërtetë, i do ata që janë të devotshëm.
(77) Vërtet, ata që e shkëmbejnë premtimin dhe betimin e tyre ndaj Allahut me një vlerë të vogël, nuk do të kenë asnjë të mirë në jetën e ardhshme. Allahu nuk do t’u flasë atyre, as nuk do t’i shikojë në Ditën e Kiametit dhe as nuk do t’i pastrojë prej gjynaheve e për ta do të ketë dënim të dhembshëm.
(78) Me të vërtetë, një grup ithtarësh të Librit e shtrembërojnë Librin me gjuhët e tyre (ndërsa e lexojnë atë), që ju të mendoni se ai lloj leximi është prej Librit (që ka zbritur Allahu), kurse në të vërtetë, nuk është prej Librit. Ata thonë: “Kjo që lexojmë është nga Allahu”, por ajo nuk është nga Allahu. Ata flasin gënjeshtra për Allahun, duke qenë të vetëdijshëm për këtë.
(79) Nuk është (e mundur për) një njeri të cilit Allahu i ka dhënë Librin, dijeninë e gjerë dhe Profecinë, që t’u thotë njerëzve: “Bëhuni robërit e mi dhe jo të Allahut”. Përkundrazi, ai thotë: “Bëhuni robër të ditur të Zotit (që i zbatojnë porositë e Tij), sepse ua keni mësuar Librin të tjerëve dhe e mësoni edhe vetë!”
(80) Ai njeri nuk do t’ju urdhërojë që engjëjt dhe profetët t’i merrni për zota. Vallë, si mund t’ju urdhërojë ai të bëheni mohues, pasi i jeni nënshtruar Allahut?!
(81) Kujto kur Allahu mori besëlidhjen nga profetët (dhe u tha): “Çfarëdo që t’ju jap prej Librit dhe urtësisë, kur t’ju vijë një i Dërguar, vërtetues i asaj që ju është dhënë, pa dyshim që duhet ta besoni dhe ta ndihmoni atë! A e pranoni këtë dhe barrën që po ju ngarkoj?” Ata u përgjigjën: “E pranojmë”. (Allahu) u tha: “Bëhuni dëshmitarë, se edhe Unë bashkë me ju jam dëshmitar.
(82) Kurse ata që i shmangen detyrës pas kësaj, me të vërtetë janë të këqij.”
(83) A mos kërkojnë ata diçka tjetër përveç fesë së Allahut, ndërkohë që Atij i përulen të gjithë ata që gjenden në qiej dhe në Tokë, me hir a me pahir dhe tek Ai do të kthehen të gjithë?!
(84) Thuaj (o Muhamed): “Ne besojmë Allahun, atë që na është shpallur neve, atë që i është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit, Esbatëve (bijve të tij) dhe në atë që i është dhënë Musait, Isait dhe profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë asnjë dallim midis tyre dhe Ne vetëm Atij (Allahut) i përulemi.”
(85) Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur.[52]
[52] Feja islame ka ardhur me të gjitha mirësitë shpirtërore, trupore, jetësore dhe shoqërore. Këto cilësi, nuk janë paraqitur tërësisht në asnjë libër, përveçse në Kuranin Fisnik. Nga këto të mira nuk bën të zmbrapsemi, sepse feja islame nuk e lejon kthimin e njerëzve mbrapa. Ka shumë shembuj që tregojnë se Profeti Muhamed (a.s.) nuk e ka ngarkuar popullin me aq shumë vepra të tepërta, të cilat do të shkaktonin kthimin e tij mbrapa (përkthyesi).
(86) E si t’i udhëzojë Allahu në rrugë të drejtë njerëzit që u bënë mohues, pasi më parë patën besuar e dëshmuar se i Dërguari është i vërtetë dhe u kishin ardhur provat e qarta?! Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë ata që janë keqbërës.
(87) Mallkimi i Allahut, i engjëjve dhe i mbarë njerëzve është shpërblimi i tyre.
(88) Ata do të jenë përherë nën peshën e (dënimit e të mallkimit), vuajtjet nuk do t’u lehtësohen dhe nuk do t’u jepet afat (pushim);
(89) përveç atyre që pas kësaj pendohen e përmirësohen, se Allahu është Falës i madh, Mëshirëplotë.
(90) Vërtet, atyre që mohojnë pasi patën besuar dhe pastaj e shtojnë mohimin e tyre, nuk do t’u pranohet pendimi (kur janë me shpirtin në grykë). Pikërisht këta janë ata që kanë humbur.
(91) Nuk ka dyshim se atyre që e mohojnë besimin dhe vdesin mosbesimtarë, nuk do t’u pranohet asnjë shpërblesë, edhe sikur ajo të ishte sa e tërë toka e mbuluar me ar. Ata i pret një dënim i dhembshëm dhe askush nuk do t’i ndihmojë.
(92) Nuk keni për ta arritur përkushtimin e vërtetë, derisa të ndani (lëmoshë) nga ajo (pasuri) që e doni. Çfarëdo që të ndani, Allahu e di mirë atë.
(93) Të gjitha ushqimet kanë qenë të lejuara për bijtë e Israilit, përveç asaj që Israili ia ndaloi vetes para shpalljes së Teuratit. Thuaj (o Muhamed): “Silleni Teuratin dhe lexojeni atë, nëse thoni të vërtetën!”
(94) E kushdo që shpif gënjeshtra për Allahun, pas kësaj ai ka kaluar nga e drejta në të shtrembrën.
(95) Thuaj (o Muhamed!): “Allahu thotë të vërtetën, prandaj ndiqeni fenë e pastër të Ibrahimit[53], i cili nuk ishte idhujtar”.
[53] D.m.th. monoteizmin islam.
(96) Me të vërtetë, Faltorja e parë e ngritur për njerëzit, është ajo në Bekkë (Mekë), e bekuar dhe udhërrëfyese për popujt.
(97) Në të ka shenja të qarta (që janë): vendi i Ibrahimit (mekami Ibrahim); (fakti që) kush hyn në të është i sigurt; dhe vizita (për haxh) e kësaj Faltoreje (e cila është detyrë) për këdo që ka mundësi ta përballojë rrugën. E kush nuk beson, Allahu nuk ka nevojë për askënd.
(98) Thuaj (o Muhamed): “O ithtarët e Librit! Pse mohoni shpalljet e Allahut, ndërkohë që Allahu është dëshmitar i çdo gjëje që bëni?!”
(99) Thuaj: “O ithtarët e Librit! Pse e pengoni nga rruga e Allahut atë që beson e përpiqeni ta shtrembëroni (atë rrugë), ndërkohë që jeni dëshmitarë (se kjo është rruga e vërtetë)? (Dijeni se) Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprave që ju bëni!”
(100) O besimtarë! Nëse i bindeni një grupi nga ata që u është dhënë Libri, ata do t’ju kthejnë në jobesimtarë, pasi patët besuar. 



3 - Suretu Ali Imran 2013_110
الرجوع الى أعلى الصفحة اذهب الى الأسفل
https://almomenoon1.0wn0.com/
أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn
مؤسس ومدير المنتدى
أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn


عدد المساهمات : 52644
العمر : 72

3 - Suretu Ali Imran Empty
مُساهمةموضوع: رد: 3 - Suretu Ali Imran   3 - Suretu Ali Imran Emptyالأربعاء 12 أكتوبر 2022, 6:21 am


(101) E si mund të mos besoni kur juve ju lexohen shpalljet e Allahut dhe midis jush ndodhet i Dërguari i Tij?! Kush mbahet fort pas (fesë së) Allahut, sigurisht që është i drejtuar në udhë të mbarë.
(102) O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë!
(103) Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, në saje të dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër. Dhe ju ishit buzë greminës së zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu, Allahu jua shpjegon shpalljet e Veta, që ju të drejtoheni në udhën e drejtë.
(104) Le të dalë prej jush një grup që të thërrasë për në mirësi[54], të urdhërojë për vepra të mira e të ndalojë prej veprave të shëmtuara! Këta njerëz do të jenë të shpëtuarit.
[54] D.m.th. për në fenë e pastër islame.
(105) Mos u bëni si ata që, pasi u erdhën provat e qarta, u përçanë dhe u grindën. Për këta do të ketë dënim të madh
(106) ditën (e Kiametit) kur disa fytyra do të zbardhen e disa të tjera do të nxihen. Atyre që do t’u nxihet fytyra, do t’u thuhet: “Vallë, ju mohuat pas besimit?! Atëherë shijoni dënimin për shkak se nuk besuat!”
(107) Kurse ato fytyra që do të zbardhen e do të shkëlqejnë, do të jenë në mëshirën e Allahut (në Xhenet), ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
(108) Këto janë vargjet e Allahut, që t’i lexojmë ty me të vërtetën dhe Allahu nuk i dëshiron askujt padrejtësi.
(109) Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë dhe tek Allahu do të kthehen të gjitha çështjet.
(110) Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin: (sepse) ju urdhëroni që të bëhen vepra të mira, i ndaloni të këqijat dhe besoni Allahun. Sikur ithtarët e Librit të besonin, do të ishte më mirë për ata; ka prej tyre besimtarë të vërtetë, por shumica e tyre janë larg udhës së drejtë.
(111) Ata, përveç lëndimit, nuk mund t’ju dëmtojnë ju. Nëse ju luftojnë, ata do të kthejnë thembrat (të mundur) dhe pastaj nuk do të ndihmohen.
(112) Kudo që gjenden, ata janë të kapluar nga poshtërimi, vetëm nëse kanë ndonjë mbrojtje prej Allahut apo prej njerëzve. Ata merituan zemërimin e Allahut dhe do t’i kaplojë mjerimi. Kjo ishte për shkak se mohuan shpalljet e Tij dhe pa kurrfarë të drejte, i vrisnin profetët. Kjo ishte për shkak se ata nuk u bindën dhe i kaluan kufijtë (në të këqija).
(113) (Megjithatë) ata nuk janë të gjithë njëlloj. Disa nga ithtarët e Librit janë në të drejtën: në orët e natës lexojnë vargjet e Librit të Allahut dhe falin namaz.
(114) Ata besojnë Allahun dhe Ditën e Kiametit, e urdhërojnë të mirën, e ndalojnë të keqen dhe nxitojnë për të bërë punë të mira. Këta janë ndër të drejtët.
(115) Çfarëdo të mire që të bëjnë, nuk do t’iu mohohet shpërblimi. Allahu i di mirë të devotshmit.
(116) Ata që nuk besojnë, nuk do t’i mbrojë asgjë nga dënimi i Allahut, as pasuria e tyre e as fëmijët e tyre. Ata do të jenë banorët e zjarrit (të Xhehenemit), ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
(117) Gjithçka që jobesimtarët shpenzojnë në jetën e kësaj bote, i përngjan erës së akullt, e cila godet të lashtat e ndonjë populli që i ka bërë dëm vetes dhe ua zhduk të lashtat. Allahu nuk u ka bërë padrejtësi atyre, por ata i kanë bërë padrejtësi vetvetes.
(118) O besimtarë! Mos zgjidhni për miq dhe këshilltarë të afërt njerëz të tjerë jashtë gjirit tuaj; ata nuk ngurrojnë që t’ju bëjnë dëm. Ata dëshirojnë që të vuani. Urrejtja shfaqet në gjithçka që del prej gojës së tyre, kurse ajo që fshehin në zemrën e tyre, është edhe më e madhe. Ne jua kemi shpjeguar vargjet (e Kuranit), nëse jeni njerëz që kuptoni.
(119) Ja, ju i doni ata, por ata nuk ju duan ju dhe ju i besoni të gjithë librave (ndërsa ata jo). Kur ata ju takojnë, thonë: “Edhe ne besojmë” e, kur mbeten vetëm, nga mllefi ndaj jush, ata i kafshojnë majat e gishtave me dhëmbë. Thuaju: “Plasni me mllefin tuaj”. Vërtet, Allahu e di mirë ç’kanë në gjokset e tyre.
(120) Nëse ju vjen ndonjë e mirë, ata i brengos e, nëse ju gjen ndonjë e keqe, ata gëzohen, por nëse ju duroni dhe ruheni nga gjynahet, dinakëritë e tyre nuk mund t’ju dëmtojnë aspak. Vërtet Allahu ka dijeni për çdo gjë që punojnë ata.
(121) Atë mëngjes, kur ti (o Muhamed) dole nga shtëpia jote për t’u caktuar besimtarëve vendet e luftës[55] - e Allahu dëgjon dhe di çdo gjë -,
[55] Bëhet fjalë për betejën e Uhudit.
(122) dy grupe nga ju menduan të ktheheshin prej frikës, ndonëse Allahu ishte ndihmues i tyre. Andaj besimtarët le të mbështeten vetëm te Allahu!
(123) Allahu ju ndihmoi në Bedër, kur qetë të pafuqishëm, andaj frikësojuni Allahut, për të qenë falënderues.
(124) Atëherë ti (Muhamed) u thoshe besimtarëve: “A nuk ju mjafton ndihma e Zotit tuaj me tre mijë engjëj të dërguar?”
(125) Po! Por, nëse ata ju sulmojnë, bëhuni të durueshëm dhe të dëgjueshëm dhe Zoti juaj menjëherë do t’ju dërgojë në ndihmë pesë mijë engjëj, me shenjë të dalluar. 



3 - Suretu Ali Imran 2013_110
الرجوع الى أعلى الصفحة اذهب الى الأسفل
https://almomenoon1.0wn0.com/
أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn
مؤسس ومدير المنتدى
أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn


عدد المساهمات : 52644
العمر : 72

3 - Suretu Ali Imran Empty
مُساهمةموضوع: رد: 3 - Suretu Ali Imran   3 - Suretu Ali Imran Emptyالأربعاء 12 أكتوبر 2022, 6:21 am


(126) Allahu e bëri këtë që t’ju sjellë lajmin e gëzuar dhe që t’jua qetësojë zemrat. Vërtet, fitorja është vetëm nga Allahu, i Plotfuqishmi dhe i Urti.
(127) (Gjithashtu Allahu e bëri këtë edhe) që të shkatërrojë një pjesë prej atyre që nuk besuan apo t’i turpërojë, e kështu të kthehen të humbur.
(128) Ti nuk ke asgjë në dorë, nëse do t’ua pranojë Ai pendimin apo do t’i dënojë, se ata janë vërtet keqbërës.
(129) Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë! Ai fal kë të dojë dhe dënon kë të dojë. Allahu është Falës i madh e Mëshirëplotë.
(130) O besimtarë! Mos pranoni kamatë të shumëfishtë mbi kamatë! Kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni
(131) dhe ruajuni zjarrit, i cili është përgatitur për jobesimtarët!
(132) Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit, për të shpresuar mëshirën (e Allahut).
(133) Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit,
(134) të cilët japin lëmoshë edhe kur janë në mirëqenie, edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit.
(135) Për ata që, kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre - e kush i fal gjynahet përveç Allahut? - dhe nuk ngulmojnë me vetëdije në gabimet që kanë bërë,
(136) pra, për këta do të ketë si shpërblim falje madhështore (të gjynaheve) nga ana e Zotit të tyre dhe kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të qëndrojnë përherë. Sa shpërblim i bukur është ky për ata që punojnë (vepra të bukura)!
(137) Para jush kanë kaluar shumë shembuj (popujsh nga ndjekësit e profetëve që iu ndodhi ajo që po ju ndodh edhe juve). Prandaj udhëtoni nëpër botë dhe shihni si ishte fundi i atyre që i përgënjeshtruan profetët.
(138) Këto janë lajme të qarta dhe udhërrëfyese për të devotshmit.
(139) Mos u ligështoni dhe mos u pikëlloni, sepse ju, gjithsesi jeni më të lartët, nëse jeni besimtarë të vërtetë.
(140) Nëse ju ka goditur ndonjë plagë, edhe popullin (armik) e kanë goditur të tilla plagë. Ato ditë (fitoreje dhe humbjeje) Ne i ndërrojmë midis njerëzve, që Allahu t’i dallojë besimtarët dhe për t’i bërë disa nga ju dëshmorë. Allahu nuk i do keqbërësit.
(141) E kështu, Allahu i dëlir besimtarët e i shuan jobesimtarët.
(142) A mendoni se do të hyni në Xhenet, pa i provuar Allahu ata që kanë luftuar prej jush dhe pa i provuar ata që kanë duruar?
(143) Ju e dëshironit vdekjen para se të ballafaqoheshit me të dhe ja pra, ju e patë atë me sytë tuaj.
(144) Muhamedi është vetëm i Dërguar, para të cilit ka pasur edhe të dërguar të tjerë. Nëse ai vdes ose vritet, a mos do të ktheheni ju prapa? Kushdo që kthehet prapa, nuk i bën kurrfarë dëmi Allahut. Dhe Allahu do t’i shpërblejë falënderuesit.
(145) Çdo shpirt vdes vetëm me vendimin e Allahut, në kohë të caktuar. Kush dëshiron mirësitë e kësaj bote, Ne do t’i japim atij prej saj, ndërsa kush dëshiron shpërblimin e botës tjetër, Ne do t’i japim atij prej saj. Ne do t’i shpërblejmë mirënjohësit.
(146) Sa e sa profetë bashkë me shumë besimtarë të vërtetë luftuan e megjithatë nuk u përkulën para goditjeve që morën në rrugën e Allahut, as nuk u dobësuan e as nuk u nënshtruan. Allahu i do të duruarit.
(147) Ata vetëm thoshin: “O Zoti ynë! Na i fal gjynahet tona dhe teprimin në punën tonë, na i forco këmbët (në istikam) dhe na ndihmo kundër popullit jobesimtar!”
(148) Dhe Allahu u dhuroi atyre shpërblimin e kësaj bote dhe shpërblimin më të mirë të jetës tjetër. Allahu i do punëmirët.
(149) O besimtarë! Nëse u bindeni jobesimtarëve, ata do t’ju kthejnë prapa (në të pafe) e ju do të jeni të humbur.
(150) Por, Allahu është Mbrojtësi juaj dhe Ai është Ndihmuesi më i mirë. 



3 - Suretu Ali Imran 2013_110
الرجوع الى أعلى الصفحة اذهب الى الأسفل
https://almomenoon1.0wn0.com/
أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn
مؤسس ومدير المنتدى
أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn


عدد المساهمات : 52644
العمر : 72

3 - Suretu Ali Imran Empty
مُساهمةموضوع: رد: 3 - Suretu Ali Imran   3 - Suretu Ali Imran Emptyالأربعاء 12 أكتوبر 2022, 6:22 am


(151) Ne do të mbjellim frikë në zemrat e jobesimtarëve, sepse ata adhurojnë veç Allahut gjëra, për të cilat Ai nuk ka sjellë kurrfarë prove. Vendbanimi i tyre është zjarri e sa vendstrehim i shëmtuar është ky për keqbërësit!
(152) Vërtet Allahu e plotësoi premtimin e Vet, kur ju me vullnetin e Tij e thyet armikun. Por, kur ju u frikësuat, u grindët midis jush dhe kundërshtuat (Profetin a.s.), pasi Ai ju tregoi atë që pëlqenit[56], (Allahu e tërhoqi ndihmën e Vet). Disa nga ju dëshirojnë këtë botë, ndërsa të tjerë nga ju dëshirojnë botën tjetër. Pastaj Ai, për t’ju provuar, bëri që të zmbrapseni para armikut dhe pastaj, sigurisht që jua fali atë gabim. Allahu ka mirësi të madhe për besimtarët.
[56] Plaçkën e luftës.
(153) Kur ju morët malin dhe nuk i vinit vesh askujt, të Dërguarin e kishit prapa e ju thërriste, Allahu ju dënoi me dëshpërim pas dëshpërimit, që të mos pikëlloheni as për atë që ju doli duarsh, as për atë që ju goditi. Allahu di gjithçka që punoni ju.
(154) Pastaj, pas dëshpërimit tuaj, (Allahu) ju dërgoi qetësinë - një gjumë, që kaploi një grup prej jush. Kurse grupi tjetër (hipokritët) kujdesej vetëm për veten, duke menduar për Allahun të pavërtetën, ashtu si mendonin paganët. Ata thoshin: “Ku është fitorja që na ishte premtuar?” Thuaju (o Muhamed!): “Të gjitha janë në dorë të Allahut!” Ata fshehin në vete atë që nuk duan të ta shfaqin ty. Ata thoshin: “Sikur të pyeteshim ne për këtë gjë, nuk do të vriteshim këtu”. Thuaju: “Edhe sikur të kishit qenë nëpër shtëpitë tuaja, prapëseprapë atyre që u është shkruar të vriten, do të dilnin në vendin e vrasjes.” Allahu e bëri këtë për të provuar atë që keni në kraharorët tuaj dhe për t’ju pastruar atë që keni në zemrat tuaja. Vërtet, Allahu e di mirë se ç’keni në zemër.
(155) Ata prej jush që kthyen shpinën ditën kur u ndeshën dy ushtritë, në të vërtetë, djalli i shtyu në gabim, për shkak të disa gjynaheve që kishin bërë. Por, në të vërtetë, Allahu ua fali (gabimin), sepse Allahu është Falës i madh dhe i Butë.
(156) O besimtarë! Mos bëni si ata jobesimtarë (hipokritët) që u thonin vëllezërve, kur këta niseshin në udhëtim ose në luftim: “Sikur të rrinit me ne, as nuk do të vdisnit, as nuk do të vriteshit” - që këtë Allahu ta kthejë si pikëllim në zemrat e tyre. Allahu është Ai që jep jetën dhe sjell vdekjen; Allahu i sheh të gjitha punët që bëni ju.
(157) Edhe nëse ju vriteni ose vdisni në udhë të Allahut, falja dhe mëshira e Allahut, me të vërtetë, janë më të mira nga ato që kanë grumbulluar ata.
(158) Edhe po vdiqët apo u vratë, me siguri do të tuboheni tek Allahu.
(159) Në saje të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed). Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje. Prandaj falua atyre gabimin, kërkoi falje Allahut për ata dhe këshillohu me ata për çështje të ndryshme. Kur të vendosësh për diçka, mbështetu tek Allahu. Vërtet, Allahu i do ata që mbështeten tek Ai.
(160) Nëse ju ndihmon Allahu, s’ka kush t’ju mposhtë e, nëse ju lë pa ndihmën e Tij, kush është ai që do t’ju ndihmojë, përveç Tij?! Pra, vetëm tek Allahu le të mbështeten besimtarët.
(161) Është e pamundur për ndonjë profet që të përvetësojë në mënyrë të pandershme prenë e luftës. Kushdo që bën një gjë të tillë, do të vijë (i ngarkuar me të) në Ditën e Kiametit e pastaj do t’i jepet çdokujt ajo që ka merituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.
(162) Vallë, a mund të krahasohet ai që kërkon kënaqësinë e Allahut me atë që ka merituar zemërimin e Allahut dhe strehimi i tij është Xhehenemi?! Eh, sa strehim i keq është ai!
(163) Tek Allahu ata kanë shkallë të ndryshme; Allahu i sheh të gjitha veprat që ata bëjnë.
(164) Allahu u ka dhënë besimtarëve dhuratë të madhe, kur u solli një të dërguar nga gjiri i tyre, i cili ua lexon shpalljet e Tij, i pastron nga gjynahet dhe u mëson Librin (Kuranin) e urtësinë (diturinë e thellë fetare), edhe pse më parë, me të vërtetë, ata ishin në rrugë krejt të gabuar.
(165) Kur ju goditi fatkeqësia, ndërkohë ju i kishit goditur më parë armiqtë tuaj dyfish, ju thatë: “Prej nga na erdhi neve kjo?!” Thuaj (o Muhamed): “Kjo ndodhi prej jush”. Vërtet, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
(166) Ajo që ju gjeti atë ditë, kur u ndeshën dy ushtritë, ishte me vullnetin e Allahut - për të zbuluar se cilët janë besimtarët e vërtetë,
(167) dhe për të zbuluar se cilët janë me dy faqe. Atyre iu tha: “Ejani të luftoni në rrugën e Allahut ose të paktën, mbrohuni!” Ata u përgjigjën: “Sikur ta dinim që do të bëhej luftë e vërtetë, me siguri, do t’ju pasonim.” Atë ditë ata ishin më afër mohimit sesa besimit, sepse me gojën e tyre flisnin atë që nuk e kishin në zemrat e tyre; Allahu e di mirë çfarë fshehin ata.
(168) Atyre që nuk luftuan dhe thanë për vëllezërit e vet: “Sikur të na kishin dëgjuar ne, nuk do të ishin vrarë”, thuaju: “Prapësojeni vdekjen nga vetja, nëse flisni të vërtetën!”
(169) Kurrsesi mos i quani të vdekur ata që janë vrarë në rrugën e Allahut. Jo, janë të gjallë, duke u ushqyer te Zoti i tyre.
(170) Janë të gëzuar për çfarë u ka dhënë Allahu nga dhuntitë e Tij dhe gëzohen edhe për ata që ende nuk u janë bashkuar e që kanë ngelur pas tyre (dhe ende nuk kanë rënë martirë), sepse nuk do të frikësohen (për çfarë i pret) dhe nuk do të pikëllohen (për çfarë kanë lënë pas).
(171) Ata gëzohen me dhuntitë dhe mirësinë e Allahut, sepse Allahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve.
(172) Për ata që morën plagë të rënda, pasi iu përgjigjën thirrjes së Allahut dhe të të Dërguarit dhe për ata që kanë bërë të mira e që i frikësohen Allahut, ka shpërblim të madh.
(173) (Shpërblim kanë edhe ata) të cilëve njerëzit (hipokritë) u thanë: “Shumë njerëz po mblidhen kundër jush, prandaj frikësohuni!” e kjo gjë ua shtoi atyre besimin dhe thanë: “Neve na mjafton Allahu, Ai është mbrojtës i mrekullueshëm!”
(174) Ata u kthyen me dhuntitë dhe mirësitë e Allahut, nuk i gjeti asgjë e keqe dhe fituan kënaqësinë e Allahut. Allahu është Zotërues i mirësive të mëdha.
(175) Vetëm djalli i frikëson ithtarët e vet. Ju mos iu frikësoni atyre, por frikësohuni prej Meje, nëse jeni besimtarë! 



3 - Suretu Ali Imran 2013_110
الرجوع الى أعلى الصفحة اذهب الى الأسفل
https://almomenoon1.0wn0.com/
أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn
مؤسس ومدير المنتدى
أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn


عدد المساهمات : 52644
العمر : 72

3 - Suretu Ali Imran Empty
مُساهمةموضوع: رد: 3 - Suretu Ali Imran   3 - Suretu Ali Imran Emptyالأربعاء 12 أكتوبر 2022, 6:22 am


(176) Ti (o Muhamed) mos u brengos nga ata që nxitojnë në mohim, sepse, në të vërtetë ata nuk mund ta dëmtojnë Allahun aspak. Allahu dëshiron që të mos i shpërblejë me kurrfarë dhurate në botën tjetër; dhe për ata ka ndëshkim të madh.
(177) Ata që e ndërrojnë besimin e vërtetë me mohim, nuk mund t’i bëjnë kurrfarë dëmi Allahut e për ta ka ndëshkim të dhembshëm.
(178) Le të mos mendojnë kurrsesi jobesimtarët se për ata është mirë që ua zgjasim jetën. Ne ua zgjasim jetën vetëm për t’i shtuar gjynahet; për ata ka ndëshkim poshtërues.
(179) Allahu nuk i lë besimtarët në gjendjen që ndodheni ju, por do ta ndajë të keqin prej të mirit. Allahu nuk do t’ua zbulojë të fshehtën (që vetëm Ai e di), por Allahu zgjedh kë të dojë nga të dërguarit e Tij. Besoni në Allahun dhe në të dërguarit e Tij! Nëse besoni dhe i frikësoheni Allahut, ju do të keni shpërblim të madh.
(180) Ata që bëhen koprracë me të mirat që ua ka dhënë Allahu, kurrsesi të mos mendojnë se kështu është më mirë për ta! Jo, kjo është më keq për ata! Ajo që kanë grumbulluar do t’u ngarkohet atyre në qafë Ditën e Kiametit. E Allahut është trashëgimia e qiejve dhe e Tokës dhe Allahu e di mirë ç’punoni ju.
(181) Sigurisht që Allahu i ka dëgjuar fjalët e atyre (çifutëve) që thanë: “Allahu është i varfër, kurse ne jemi të pasur”. Ne do ta shënojmë atë që thanë, si dhe vrasjen e profetëve nga ana e tyre pa kurrfarë të drejte dhe do t’u themi atyre: “Shijoni dënimin në zjarr!”
(182) Ky është ndëshkimi i veprave të duarve tuaja, se Allahu nuk është i padrejtë ndaj robërve të Vet.
(183) Atyre që thonë: “Allahu na ka urdhëruar që të mos i besojmë asnjë të dërguari, derisa të na sjellë një kurban që ta përpijë zjarri”, thuaju (o Muhamed): “Të dërguarit para meje ju kanë sjellë juve prova të qarta si dhe atë që thoni ju, atëherë, pse i vratë ata, nëse thoni të vërtetën?”
(184) Nëse ata ty (o Muhamed) të quajnë për gënjeshtar, edhe të dërguar të tjerë që kanë ardhur para teje janë përgënjeshtruar, ndonëse kanë sjellë shenja të qarta, shkrime dhe Librin e ndritur.
(185) Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen. Shpërblimet do t’u plotësohen vetëm në Ditën e Kiametit; kushdo që shpëton nga zjarri i Xhehenemit dhe hyn në Xhenet, ai ka fituar (gjithçka që mund të dëshirohet). Ndërsa jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi mashtruese.
(186) Ju, me siguri, do të sprovoheni në pasurinë e në jetën tuaj dhe do të dëgjoni shumë fyerje nga popujt që iu është dhënë Libri para jush, si dhe nga paganët. Por, nëse ju duroni dhe ruheni (nga të këqijat), atëherë kjo është vërtet përcaktuese e çështjeve.
(187) Kujtoje (o Muhamed) kohën kur Allahu mori premtimin nga ata që u është dhënë Libri se do t’ua shpjegojnë atë njerëzve dhe nuk do të fshehin asgjë nga ai. Pastaj ata e hodhën pas shpine (premtimin) dhe e ndërruan atë me një vlerë të vogël. Eh, sa këmbim të shëmtuar që bënë ata!
(188) Mos mendo se ata që gëzohen për çfarë kanë punuar dhe dëshirojnë të lavdërohen për çfarë nuk kanë punuar, pra, kurrsesi mos mendo se ata do t’i shpëtojnë ndëshkimit; për ata ka ndëshkim të dhembshëm.
(189) Allahut i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës dhe (vetëm) Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
(190) Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës, ka shenja për mendarët,
(191) për ata që e përmendin Allahun duke qëndruar në këmbë, ndenjur ose shtrirë dhe që meditojnë për krijimin e qiejve dhe të Tokës (duke thënë:) “O Zoti Ynë! Ti nuk i ke krijuar kot këto, lartësuar qofsh (nga çdo e metë)! Prandaj na ruaj nga ndëshkimi i zjarrit.
(192) O Zoti Ynë, cilindo që Ti e fut në zjarr, Ti e ke poshtëruar atë. Dhe për mohuesit nuk do të ketë kurrfarë ndihmuesi.
(193) O Zoti Ynë! Ne dëgjuam një thirrës që na ftonte në besim: “Besoni Zotin tuaj!” dhe kështu besuam. O Zoti Ynë! Na i fal gjynahet tona, na i shlyej gabimet dhe bëna që të vdesim me të mirët!
(194) O Zoti Ynë! Na e jep shpërblimin që na ke premtuar nëpërmjet të dërguarve të Tu dhe mos na poshtëro në Ditën e Kiametit! Se Ti, me të vërtetë, nuk e shkel premtimin e dhënë!”
(195) Dhe Zoti iu përgjigj lutjes së tyre: “Unë nuk do t’ia humb mundin askujt nga ju që ka bërë vepra, qoftë mashkull apo femër. Ju jeni njëlloj (në shpërblim). Atyre që u shpërngulën, u dëbuan nga vatrat e tyre, u munduan në rrugën Time, luftuan dhe u vranë, Unë do t’ua mbuloj veprat e këqija dhe do t’i shpie në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, si shpërblim nga Allahu. Shpërblimi më i mirë është tek Allahu.”
(196) Ti (o Muhamed) mos u mashtro nga bredhja e jobesimtarëve nëpër botë!
(197) Kjo mirëqenie është e shkurtër; pastaj, strehimi i tyre është Xhehenemi. Eh, sa shtrat i keq është ai vend!
(198) Por, ata që i frikësohen Zotit të tyre do të kenë kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përjetësisht, si dhuratë prej Allahut. Dhe ajo që është tek Allahu, është dhurata më e mirë për besimtarët e vërtetë.
(199) Midis ithtarëve të Librit, me siguri ka të atillë që e besojnë Allahun dhe atë që ju është shpallur juve, si dhe atë që u është shpallur atyre, duke qenë të përulur para Allahut dhe pa i këmbyer shpalljet e Tij me ndonjë vlerë të paktë. Ata do të kenë shpërblimin e tyre te Zoti i tyre. Vërtet, Allahu është i shpejtë në llogari!
(200) O besimtarë! Bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-tjetrin të jeni të tillë; bëhuni të vendosur dhe vigjilentë (në vepra të mira dhe në ruajtjen e kufijve) dhe kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni!



3 - Suretu Ali Imran 2013_110
الرجوع الى أعلى الصفحة اذهب الى الأسفل
https://almomenoon1.0wn0.com/
 
3 - Suretu Ali Imran
الرجوع الى أعلى الصفحة 
صفحة 1 من اصل 1

صلاحيات هذا المنتدى:لاتستطيع الرد على المواضيع في هذا المنتدى
منتديات إنما المؤمنون إخوة (2024 - 2010) The Believers Are Brothers :: (English) :: The Holy Quran is translated :: Albanian 2-
انتقل الى: