أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn مؤسس ومدير المنتدى
عدد المساهمات : 51866 العمر : 72
| موضوع: Profeti Muhamed në muajin shaban (Albanian) الأحد 22 أبريل 2018, 11:21 pm | |
| Profeti Muhamed në muajin shaban (Albanian)
Aishja -radijallahu anha- thotë: "Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, agjëronte sa që mendonim se s’do ta ndërpriste agjërimin kurrë dhe nuk agjëronte sa që thonim se kurrë nuk do të agjëronte. Nuk e kam parë Profetin, salallahu alejhi ue selem, duke agjëruar një muaj të plotë përveç Ramazanit, ndërsa më së shumti e kam parë duke agjëruar në muajin Shaban".[1]
Aishja -radijallahu anha-, thotë: "Profeti salallahu alejhi ue selem, nuk agjëronte në asnjë muaj ashtu sikurse agjëronte në muajin Shaban, ai agjëronte shumicën e tij”.[2] Në një transmetim tjetër qëndron: “E agjëronte të gjithë Shabanin, përveç disa ditëve të tij”.
Shkaku i agjërimit të këtij muaji: Këtë aspekt e ka sqaruar Profeti salallahu alejhi ue selem, ndaj dhe për këtë nuk kemi nevojë të mbështetemi në thënien e dikujt tjetër veç tij. Usame bin Zejd radijallahu anhu, thotë: I thashë Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem: Të shoh që shton shumë agjërimin në muajin e Shabanit? Ai mu përgjegj: “Ky është muaji që njerëzit e neglizhojnë, sepse gjendet mes Rexhebit dhe Ramazanit. Ky është muaji që ngrihen veprat te Zoti i botëve, dhe unë dëshiroj që të më ngrihen veprat duke qenë agjërueshëm".[3]
Ky hadith në vetvete përmend dy shkaqe: 1- Sepse njerëzit në këtë muaj janë të pavëmendshëm, dhe sigurisht që adhurimi në këto kohëra është i vlerësuar, sepse në këtë formë besimtari shpreh vendosmërinë e tij në adhurim. Ka ardhur në një hadith ajo çka e mbështet një gjë të tillë. Transmeton nga Ma’kel ibën Jesari -radijallahu anhu-, se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Ibadeti (adhurimi) në kohën e fitness (sprovash) është sikur të bësh hixhret tek Unë". [4]Sepse në këtë kohë njerëzit i pasojnë epshet e tyre, andaj ai që kapet për të vërtetën është duke bërë një vepër të rëndë.
2- Sepse në këtë muaj ngrihen punët e mira lartë, dhe ku ka më mirë të ngrihen punët e dikujt dhe ai të jetë duke ushtruar dhe kryer një adhurim, i cili është specific dhe i veçantë për Allahun sikurse është agjërimi?
Ibën Rexhebi –rahimehullah- ka thënë: "Agjërimi i muajit Shaban është më i vlefshëm se agjërimi i muajve të shenjtë, ndërsa agjërimi më i mirë vullnetar është ai që është më afër Ramazanit, qoftë para ose mbrapa, ashtu sikurse namazet vullnetare me farzet, ato që falen para edhe ato që falen mbrapa, domethënë i plotësojnë mangësitë e farzeve. E njëjta gjë vlen edhe për agjërimin.
Po ashtu imam Ibën Rexhebi –rahimehullah- ka përmendur një shkak tjetër se pse është specifikuar muaji Shaban me agjërim kaq të shpeshtë nga ana e Profetit salallahu alejhi ue selem: “Është pohuar se muaji Shaban është si një stërvitje për muajin e Ramazanit; në mënyrë që të mos e filloj agjërimin direkt në Ramazan dhe kështu të hasë në vështirësi, porse të jetë stërvitur
për të më parë, të gjejë në të ëmbëlsinë dhe shijen e agjërimit, në mënyrë që kur të hyjë ramazani të agjërojë në të me zell dhe energji.
Agjërimi në fund të Shabanit Ebu Hurejre -radijallahu anhu-, tregon se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Mos agjëroni para Ramazanit një ose dy ditë, përveç atij që ka agjëruar ditë të zakonshme".[5]
Sipas argumenteve që i kemi në disponim agjërimi para muajit Ramazan i ka tre situata: A) Të agjëroj me nijet që mos të gaboj fillimin e muajit Ramazan, kjo është haram. B) Të agjëroj me nijet të zotimit, ose kompensimit, etj, kjo është e lejuar sipas shumicës së dijetarëve, dhe C) Të agjëroj me nijet të agjërimit vullnetar, nëse e ka pasur traditë ti agjërojë ato ditë, siç është e hëna dhe e enjtja, atëherë i agjëron, përndryshe jo.
Nëse ndokush thotë: pse urrehet të agjërohet në ditët para muajit Ramazan, si përgjigje mund të themi, se kjo është kështu për shumë aspekte: 1- Për mos t’i shtuar muajit të Ramazanit ditë që nuk janë të tij. Për këtë shkak është i ndaluar edhe agjërimi i ditës së bajramit, që mos të bëjnë muslimanët siç kanë bërë pasuesit e librave, të cilët kanë shtuar sipas mendimeve dhe epsheve të tyre. Për këtë edhe ka ndaluar Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, agjërimin e ditës së dyshimtë.
2- Për të ndarë agjërimin vullnetar nga ai i obligueshëm, edhe kjo është një gjë e ligjshme. Për këtë Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka ndaluar bashkimin e namazit obligueshëm me atë vullnetar pa i ndarë ato me selam ose fjalë, sidomos sunetet para namazit të sabahut.
Përgatiti: Bledar Haxhiu – Profetiislam.com [1] Buhariu dhe Muslimi. [2] Buhariu dhe Muslimi. [3] Transmeton Nesaiu. Shiko: "Sahihut-Tergibi uet-Terhibi", të Shejh Albanit, rahimehullah, fq. 425. [4] Sahih Muslim. [5] Buhariu dhe Muslimi. |
|