أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn مؤسس ومدير المنتدى
عدد المساهمات : 52691 العمر : 72
| موضوع: 71.Suretu Nuh الإثنين 04 ديسمبر 2017, 8:10 am | |
| 71.Suretu Nuh Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 1. Ne e dërguam Nuhun e populli i vet (dhe i thamë): “Tërhiqja vërejtjen popullit tënd para se ata t’i godasë dënimi i rëndë!” 2. Ai tha: “O populli im, unë jam i dëruar te ju, jam i qartë. 3. Adhuronie All-llahun, kini frikë prej Tij dhe mua më dëgjoni. 4. Ai u falë juve nga mëkatet tuaja dhe ua vazhdon jetën deri në një afat të caktuar (pa u dënuar), e kur të vijë afati i caktuar prej All-llahut, ai nuk shtyhet për më vonë, nëse jeni që e dini”. 5. Ai tha: “O Zoti im, unë e thirra popullin tim natën e ditën. 6. Por thirrja ime vetëm ua shtoi ikjen. 7. Dhe sa herë që unë i thirritja ata për t’u falur Ti mëkatet, ata i vënin gishtat e tyre në veshë dhe e mbulonin kokat me teshat e tyre dhe vazhdonin në atë të tyren me një mendjemadhësi të fortë. 8. Pastaj, unë i kam thirrur ata haptazi. 9. Pastaj unë thirrjen ua drejtoja atyre haptazi, e shumë herë edhe fshehurazi”. 10. Unë u thashë: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë; 11. Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk, 12. Ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj. 13. ç’është me ju që All-llahut nuk i shprehni madhërinë që e meriton? 14. Kur Ai ju krijoi në disa etapa. 15. A nuk e keni parë se si All-llahu krijoi shtatë palë qiej (në kate). 16. Dhe në ta hënën e bëri dritë, diellin e bëri ndriçues. 17. Dhe All-llahu u shpiku juve prej tokës si bimë. 18. Pastaj ju kthen në të pa dyshim ju nxjerr sërish. 19. All-llahu juve ua bëri tokën të sheshtë. 20. Që nëpër të të ecni rrugëve të gjera”. 21. Nuhu tha: “Zoti im, ata më kundërshtuan, ata shkuan pas atyre (pasanikëve), të cilëve pasuria dhe fëmijët e tyre vetëm ua shtuan dëshpërimin. 22. Dhe ata (pasanikët) u kurdisën atyre kurthe shumë të mëdha”. 23. Dhe u thanë: Mos braktisni zotat tuaj kurrsesi, mos braktisni Vedda-në, as Suvva-në, e Jeguth-in, Jeukë-n e Nesre-n. 24. Dhe ata i bënë të humbur shumë sish, e Ti zullumqarëve mos u jep tjetër, por vetëm humbje. 25. Për shkak të mëkateve të tyre ata u përmbytën dhe menjëherë u futën në zjarr dhe ata, përveç All-llahut, nuk gjetën ndihmëtarë. 26. E Nuhu tha: “O Zoti im, mos lë mbi tokë asnjë nga jobesimtarët! 27. Sepse, nëse Ti i lë ata, robërit Tu do t’i humbin dhe prej tyre nuk lind tjetër, vetëm të prishur e jobesimtarë. 28. Zoti im, më falë mua dhe prindërit e mi, dhe ata që hynë në shtëpinë time, duke qenë besimtarë. edhe besimtarët e besimtaret, ndërsa jobesimtarëve mos u shto tjetër, vetëm dëshpërim”. |
|