55.Suretu Er Rrahman
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
1. Rrahmani - Mëshiruesi (Zoti ynë),
2. Ai ia mësoi Kur’anin
3. E krijoi njeriun.
4. Ia mësoi atij të folurit (të shprehurit të shqiptuarit).
5. Dielli dhe hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë.
6. Edhe yjet dhe bimët i bëjnë përulje (dëshirës së Rrahmanit).
7. Ai e ngriti qiellin dhe Ai vuri drejtësinë.
8. Që të mos kaloni kufirin në drejtësi.
9. Edhe ju mbani me drejtësi peshojën, e mos leni mangu në peshojë!
10. Ai edhe tokën e bëri të shtrirë për krijesat.
11. Në të ka pemë të llojllojta, ka edhe hurma ma shporta të mbështjella.
12. Edhe drithi me kashtën e tij edhe bimët aromatike (ose ushqyese).
13. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni (ju o njerëz dhe ju o xhinë)?
14. Ai e krijoi njeriun nga balta e terur si (enë balte) e pjekur.
15. Dhe Ai krijoi xhinët nga flaka (pa tym0 e zjarrit.
16. E , cilën begati të Zotit tuaj e mohoni?
17. Zot i dy lindeve dhe Zot i dy perëndimeve.
18. E, cilën të mirë të Zotit tuaj e mohoni.
19. Ai e lejoi dy detet të puqen ndërmjet vete.
20. Ndërmjet atyre të dyve është një pengues që ata të dy nuk kapërcejnë.
21. E,cilë të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
22. Prej atyre të dyve nxirren margaritarë e diamantë.
23. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
24. Dhe të Atij janë anijet lundruese të ngritura lart si kodra në det.
25. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
26. çdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur.
27. E dotë mbetet vetëm Zoti yt që është i madhëruar e i nderuar!
28. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
29. (Ai mbetet) Atij i drejtohen me lutje kush është në qiej e në tokë dhe Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja (falë mëkate, largon brengosje, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk tëtjera etj. ).
30. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
31. Ne do të merremi me (llogarinë për ju) ju , o ju dy të rëndësishmit (njerëz dhe xhinë).
32. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
33. O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, depërtoni pra, po nuk mundeni vetëm me ndonjë fuqi të fortë.
34. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
35. Juve dy grumbujve u derdhet përmbi flakë zjarri dhe do t’uderdhen rem i shkrirë e nuk do të keni mundësi të mbroheni.
36. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
37. E kur të çahet qielli e bëhet si vaji i shkrirë.
38. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
39. Atë ditë nuk pyetet për mëkatin e tij, as njeriu as xhini.
40. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohonni?
41. Kriminelët njhen me tiparet e tyre, andaj me rrëmbim kapen për flok dhe për këmbët e tyre.
42. E, cilën të mirë të Zotit tuaj poe mohoni?
43. Ja, ky është Xhehennemi, të cilin kriminelët e mohonin.
44. Ata do të sillen vërdallë ndërmjet atij (zjarrit) dhe ujit të valë deri në kulminacion.
45. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e Mohoni?
46. E, për atë që i pat frikë paraqitjes para Zotit të vet, janë dyXhennete.
47. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
48. (Xhennete) plot degë me gjethe e pemë.
49. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
50. Në ata të dy janë dy kroje që rrjedhin.