112 - Suretu El Ihlas
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
(1) Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm!
(2) Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim.[441]
[441] Ky është përkthimi i emrit të Allahut “Es-Samed”, që ndër të tjera ka edhe kuptimet, “Ai që ka njëshmërinë absolute” “I Përjetshmi” dhe “I Papërshkueshmi”, pra, Ai që nuk ka brendësi.
(3) Ai as nuk lind, as nuk është i lindur.
(4) Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!”