105.Suretu El Fil
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 
1. A nuk e ke parë se ç’bëri Zoti yt me poseduesi e elefantit?
2. A nuk ua bëri përpjekjen e tyre të dështuar?
3. Dhe Ai kundër tyre lëshoi shpendë që vinin tufë-tufë!
4. Dhe i gjuanin ata me gurë nga balta e gurëzuar!
5. Dhe ata i bëri si gjeth i grimcuar (i përtypur)!