منتدى إنما المؤمنون إخوة The Believers Are Brothers
سم الله الرحمن الرحيم..
مرحباً بكم في منتدى: (إِنَّمَا المُؤْمِنُونَ إِخْوَةٌ) والمنتدى فكرة للتواصل الأخوي إن شاء الله تعالى.. فعندما تمرون من هنا ستعطرون منتدانا.. وبوجودكم معنا ستحلو اللحظات.. وبتسجيل حضوركم ستبتهج الصفحات.
مؤسس ومدير المنتدى/ أحمد لبن.
The name of Allah the Merciful..
Hello to the forum: (The believers are brothers) and the Forum idea to continue the permanent brotherly love between us, if God willing.. When you pass by here Stattron our forum.. and your presence with us Sthlo moments.. and to register your attendance Stptahj pages.
Founder and Director of Forum / Ahmad Laban.

منتدى إنما المؤمنون إخوة The Believers Are Brothers

(إسلامي.. ثقافي.. اجتماعي.. إعلامي.. طبي.. رياضي.. أدبي.. علمي.. تاريخي)
 
الرئيسيةالرئيسية  البوابةالبوابة  الأحداثالأحداث  التسجيلالتسجيل  دخول  

شاطر | 
 

 Profeti Muhamed në muajin shaban (Albanian)

اذهب الى الأسفل 
كاتب الموضوعرسالة
أحــمــد لــبــن AhmadLbn
مؤسس ومدير المنتدى
avatar

عدد المساهمات : 19784
العمر : 66

مُساهمةموضوع: Profeti Muhamed në muajin shaban (Albanian)   22/04/18, 11:21 pm


Profeti Muhamed në muajin shaban (Albanian)

Aishja -radijallahu anha- thotë: "Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, agjëronte sa që mendonim se s’do ta ndërpriste agjërimin kurrë dhe nuk agjëronte sa që thonim se kurrë nuk do të agjëronte. Nuk e kam parë Profetin, salallahu alejhi ue selem, duke agjëruar një muaj të plotë përveç Ramazanit, ndërsa më së shumti e kam parë duke agjëruar në muajin Shaban".[1]

Aishja -radijallahu anha-, thotë: "Profeti salallahu alejhi ue selem, nuk agjëronte në asnjë muaj ashtu sikurse agjëronte në muajin Shaban, ai agjëronte shumicën e tij”.[2] Në një transmetim tjetër qëndron: “E agjëronte të gjithë Shabanin, përveç disa ditëve të tij”.

Shkaku i agjërimit të këtij muaji:
Këtë aspekt e ka sqaruar Profeti salallahu alejhi ue selem, ndaj dhe për këtë nuk kemi nevojë të mbështetemi në thënien e dikujt tjetër veç tij. Usame bin Zejd radijallahu anhu, thotë: I thashë Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem: Të shoh që shton shumë agjërimin në muajin e Shabanit? Ai mu përgjegj: “Ky është muaji që njerëzit e neglizhojnë, sepse gjendet mes Rexhebit dhe Ramazanit. Ky është muaji që ngrihen veprat te Zoti i botëve, dhe unë dëshiroj që të më ngrihen veprat duke qenë agjërueshëm".[3]

Ky hadith në vetvete përmend dy shkaqe:
1- Sepse njerëzit në këtë muaj janë të pavëmendshëm, dhe sigurisht që adhurimi në këto kohëra është i vlerësuar, sepse në këtë formë besimtari shpreh vendosmërinë e tij në adhurim. Ka ardhur në një hadith ajo çka e mbështet një gjë të tillë. Transmeton nga Ma’kel ibën Jesari -radijallahu anhu-, se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Ibadeti (adhurimi) në kohën e fitness (sprovash) është sikur të bësh hixhret tek Unë". [4]Sepse në këtë kohë njerëzit i pasojnë epshet e tyre, andaj ai që kapet për të vërtetën është duke bërë një vepër të rëndë.

2- Sepse në këtë muaj ngrihen punët e mira lartë, dhe ku ka më mirë të ngrihen punët e dikujt dhe ai të jetë duke ushtruar dhe kryer një adhurim, i cili është specific dhe i veçantë për Allahun sikurse është agjërimi?

Ibën Rexhebi –rahimehullah- ka thënë: "Agjërimi i muajit Shaban është më i vlefshëm se agjërimi i muajve të shenjtë, ndërsa agjërimi më i mirë vullnetar është ai që është më afër Ramazanit, qoftë para ose mbrapa, ashtu sikurse namazet vullnetare me farzet, ato që falen para edhe ato që falen mbrapa, domethënë i plotësojnë mangësitë e farzeve. E njëjta gjë vlen edhe për agjërimin.

Po ashtu imam Ibën Rexhebi –rahimehullah- ka përmendur një shkak tjetër se pse është specifikuar muaji Shaban me agjërim kaq të shpeshtë nga ana e Profetit salallahu alejhi ue selem: “Është pohuar se muaji Shaban është si një stërvitje për muajin e Ramazanit; në mënyrë që të mos e filloj agjërimin direkt në Ramazan dhe kështu të hasë në vështirësi, porse të jetë stërvitur

për të më parë, të gjejë në të ëmbëlsinë dhe shijen e agjërimit, në mënyrë që kur të hyjë ramazani të agjërojë në të me zell dhe energji.

Agjërimi në fund të Shabanit
Ebu Hurejre -radijallahu anhu-, tregon se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Mos agjëroni para Ramazanit një ose dy ditë, përveç atij që ka agjëruar ditë të zakonshme".[5]

Sipas argumenteve që i kemi në disponim agjërimi para muajit Ramazan i ka tre situata: A) Të agjëroj me nijet që mos të gaboj fillimin e muajit Ramazan, kjo është haram. B) Të agjëroj me nijet të zotimit, ose kompensimit, etj, kjo është e lejuar sipas shumicës së dijetarëve, dhe C) Të agjëroj me nijet të agjërimit vullnetar, nëse e ka pasur traditë ti agjërojë ato ditë, siç është e hëna dhe e enjtja, atëherë i agjëron, përndryshe jo.

Nëse ndokush thotë: pse urrehet të agjërohet në ditët para muajit Ramazan, si përgjigje mund të themi, se kjo është kështu për shumë aspekte:
1- Për mos t’i shtuar muajit të Ramazanit ditë që nuk janë të tij. Për këtë shkak është i ndaluar edhe agjërimi i ditës së bajramit, që mos të bëjnë muslimanët siç kanë bërë pasuesit e librave, të cilët kanë shtuar sipas mendimeve dhe epsheve të tyre. Për këtë edhe ka ndaluar Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, agjërimin e ditës së dyshimtë.

2- Për të ndarë agjërimin vullnetar nga ai i obligueshëm, edhe kjo është një gjë e ligjshme. Për këtë Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka ndaluar bashkimin e namazit obligueshëm me atë vullnetar pa i ndarë ato me selam ose fjalë, sidomos sunetet para namazit të sabahut.

Përgatiti: Bledar Haxhiu – Profetiislam.com
[1] Buhariu dhe Muslimi.
[2] Buhariu dhe Muslimi.
[3] Transmeton Nesaiu. Shiko: "Sahihut-Tergibi uet-Terhibi", të Shejh Albanit, rahimehullah, fq. 425.
[4] Sahih Muslim.
[5] Buhariu dhe Muslimi.


الرجوع الى أعلى الصفحة اذهب الى الأسفل
http://almomenoon1.0wn0.com/
 
Profeti Muhamed në muajin shaban (Albanian)
الرجوع الى أعلى الصفحة 
صفحة 1 من اصل 1

صلاحيات هذا المنتدى:لاتستطيع الرد على المواضيع في هذا المنتدى
منتدى إنما المؤمنون إخوة The Believers Are Brothers :: (English) :: Month of Shaaban-
انتقل الى: