110.Suretu En Nasr
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 
1. Kur erdhi ndihma e All-llahut dhe çlirimi (ngadhënjimi),
2. Dhe i pe njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e All-llahut.
3. Ti, pra, lartësoje Zotin tënd duke falënderuar dhe kërko nga Ai falje.
Ai vërtet pranon shumë pendimin.