94.Suretu El Inshirah
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 
1. A nuk ta hapëm ne gjoksin tënd?
2. Dhe Ne hoqëm prej teje barrën tënde,
3. E cila shtypte shpinën tënde.
4. Dhe Ne, ta ngritëm lartë famën tënde?
5. E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi.
6. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.
7. E kur ta kryesh (obligimin), atëbotë mundohu me adhurim (All-llahut).
8. Dhe, vetëm te Zoti yt përqëndro synimin!