أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn مؤسس ومدير المنتدى
عدد المساهمات : 49335 العمر : 72
| موضوع: 85.Suretu El Buruxh الثلاثاء 05 ديسمبر 2017, 10:18 pm | |
| 85.Suretu El Buruxh Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 1. Pasha qiellin me plot yje, 2. Pasha ditën e premtuar, 3. Pasha atë që dëshmon dhe atë që dëshmohet! 4. Mallkuar qofshin ata të zotët e hendeqeve, 5. Të zjarrit më plot lëndë djegëse, 6. Kur ata rrinin ulur rreth tij, 7. Dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët. 8. E nuk patën pse t’i urrejë, përveç që e besuan All-llahun, ngadhënjyesin, të lavdëruarin, 9. Të cilit i takon sundimi i qiejve e i tokës;, e All-llahu është dëshmitar i çdo sendi. 10. Është i sigurt se ata që i sprovuan besimtarët dhe besimtaret dhe nuk u penduan; ata kanë dënimin e Xhehennemit dhe dënimin e djegies. 11. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë Xhennete nën të cilët burojnë lumenj. e ai është suksesi më i madh. 12. Është e vërtetë se goditja e Zotit tënd është e fortë. 13. Në të vërtetë, Ai është që e fillon (krijimin) dhe e rikthen. 14. Ai është që falë mëkatet, është i dashur. 15. Është i zoti i Arshit, të madhëruar! 16. E punon atë që dëshiron. 17. A të ka ardhur ty lajmi i ushtrive, 18. Të faraonit dhe të Thmeudit? 19. Por, këta që mohuan (idhujtarët), vazhdojnë me gënjeshtër. 20. Po All-llahu ata i ka rrethuar (nuk mund t’i shpëtojnë)! 21. Përkundrazi, (ata që gënjejnë), ai është Kur’an i famshëm. 22. Në një pllakë të ruajtur mirë (në Levhi Mahfudhë). |
|