أحمد محمد لبن Ahmad.M.Lbn مؤسس ومدير المنتدى
عدد المساهمات : 49335 العمر : 72
| موضوع: 76.Suretu El Insan الإثنين 04 ديسمبر 2017, 8:16 am | |
| 76.Suretu El Insan Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 1. Vërtetë ka kaluar një periudhë kohore, që njeriu nuk ekzistonnte fare si një diçka i përmendur. 2. Ne e krijuam prej një uji të bashkëdyzuar për të sprovuar atë, andaj e bëmë të dëgjojë e të shohë. 3. Ne e udhëzuam atë në rrugën të drejtë, e ai do të jetë: mirënjohës ose përbuzës. 4. Ne për jobesimtërët kemi përgatitur zinxhirë, pranga e zjarr. 5. S’ka dyshim se të devotshmit do të pijnë nga gota që përziejra brenda saj është nga kafuri (aromatik). 6. Është një burim prej të cilit pijnë robërit e All-llahut dhe e bartin atë ku të duan. 7. Ata janë që zbatojnë premtimet e tyre dhe i frikësohen një dite dëmi i së cilës ka përmasa të mëdha. 8. Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varvfërve, jetimmëve dhe të zënëve robër. 9. Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim. 10. Ne i frikësohemi (dënimit) Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është sshumë vështirë. 11. Po All-llahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe u dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh. 12. Dhe për shkak se ata duran, i shpërbleu me Xhennet dhe me petka mëndafshi. 13. Aty janë të mbështetur në koltukë dh aty nk shohin as diell (vapë) e as të ftohtë. 14. Hijet e tyre (të pemëve) janë afër mbi ta dhe kalaveshët e pemëve janë të qaur shumë afër. 15. Dhe atyre u bëhet shërbim me enë dhe me gota të tejdukshme. 16. Të tejdukshme nga argjenti që ata (shërbëtorët) i përcaktuan të jenë sa duhet (të mëdha o të vogla). 17. Dhe u jepet të pijnë aty gota të verës të përzier zenxhebilë (bimë aromatike). 18. (nga) burimi aty që queht selsebil (i lehtë në të pimë). 19. Dhe atyre u sillen për shërbim djelmosha që përherë janë të tillë sa që kur t’i kundrosh të duken si margairtarë të dërdhur. 20. Dhe kur të shikosh sty, sheh begati të mëdha e zotërim (pronë, pauri) të madh. 21. Kanë të veshura petka mëndafshi të hollë e të gjelbër (atllas) dhe të mëndafshit të trashë (brokat); janë të stoliur me bylyzykë të argjentë dhe Zoti i tyre ujep të pijnë pije të pastër. 22. Ky është shpërblimi juaji, sepse angazhimi juaji ka qenë i pranishëm. 23. Ne të shpallëm ty Kur’anin në intervale (pjesë-pjesë). 24. Andaj ti bëhu i durueshëm deri në vendimin e Zotit tënd e mos dëgjo as mëkatarë, as jobesimtarë. 25. Adhuroje Zotin tënd mëngjes e mbrëmje. 26. Dhe falu për hirë të Tij në një kohë të natës, mandej adhuroje Atë edhe natën më gjatë. 27. Vërtet, ata (idhujtarët) e duan shumë këtë jetë dhe e zënë asgjë ditën e rëndë që i pret. 28. Ne i krijuam ata dhe Ne e përsosëm krijimin e tyre, e sikur të duam, Ne i zhdukim ata e sjellim të tjerë më të mirë se ata. 29. Vërtet, këto janë një këshillë, e kush do e merr rrugën që e çon te Zoti i tij. 30. Po ju nuk mund të doni gjë, pos nëse do All-llahu, e All-llahu është shumë i dijshëm, shumë i urtë. 31. Ai atë që do, e shtie në mëshirën e Vet, kurse për zullumqarët ka përgatitur dënim të dhembshëm. |
|